Besimi në Asamblenë vjetore të BERZH-it: Në kohë krize globale mbetemi të përkushtuar ndaj axhendës reformuese

May 11, 2022
min lexim

Në një kohë kur ekonomitë globale dhe evropiane përballen me sfidat më të mëdha në dekadat e fundit, duke filluar me krizën e shkaktuar nga COVID-19, e pasuar nga kriza energjetike, presionet e çmimeve dhe lufta në Ukrainë, ajo për të cilën duhet të mbetemi të përkushtuar, veçanërisht ndaj ekonomive në zhvillim si kjo e jona është që të vazhdojë me realizimin e axhendës reformuese dhe zbatimin e reformave strukturore. Kështu theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në një fjalim online në Asamblenë vjetore të BERZH-it, që mbahet në Marrakesh të Marokut.

Krahas kësaj, ministri theksoi se duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet bota, duke përfshirë edhe ndryshimet klimatike, të cilat janë kërcënim serioz për shoqërinë dhe ekonominë, “projektet e gjelbra” dhe orientimi drejt ekonomisë së gjelbër janë prioritete të axhendës sonë, por jemi të orientuar edhe drejt shfrytëzimit të përfitimeve nga teknologjia moderne dhe dixhitalizimi dhe në këtë mënyrë duke krijuar sinergji dhe duke përmirësuar produktivitetin.

Në drejtim të nxitjes së zhvillimit ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zbatimit të aktiviteteve reformuese, ministri theksoi rëndësinë e Planit për zhvillim ekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe përkrahjen që do të marrë vendi nga BERZH – i.

“Banka Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim, nga viti 1993, tashmë pothuajse tre dekada është pjesë e procesit të zhvillimit modern, konkurrues, të orientuar drejt tregut, për të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut angazhohet. Me 158 projekte që kanë kontribuar dhe që do të kontribuojnë në rritjen e konkurrencës së ekonomisë sonë, lidhjen me rajonin dhe anëtarësimin në BE, si dhe tranzicionin e gjelbër, me të drejtë mund ta quajmë BERZH-in si partneri ynë afatgjatë dhe i përkushtuar ndaj zhvillimit”, theksoi ministri Besimi.

Në sektorin publik me përkrahje të BERZH-it realizohen investime në sektorin hekurudhor dhe infrastrukturën rrugore, infrastrukturën energjetike, moderinizimin e pajisjeve të navigacionit ajror, transportin publik, stacionet e filtrimit, ndërsa përmes linjave kreditore BERZH-i përkrahë edhe sektorin privat, veçanërisht për rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, efikasitetin energjetik dhe burimet e energjisë së ripërtëritshme.

BERZH-i ofron përkrahje të konsiderueshme ndaj vendit tonë sa i përket eurointegrimeve, ndërsa një pjesë e bashkëpunimit me BERZH-in i referohet përmirësimit të klimës së investimeve, nxitjes së tregtisë ndërkombëtare, bashkëpunimit me ndërmarrjet shtetërore në sektorin e energjetikës dhe infrastrukturës, si dhe përforcimit të menaxhimit korporativ të këtyre ndërmarrjeve.

Në fjalimin e tij, ministri Besimi potencoi se përkrahja e BERZH-it për vendin tonë, si dhe investimet e realizuara në mbarë botën, kontribuojnë në ndryshimin e kushteve të jetesës së miliona banorëve, si dhe se kontributi sa i përket përmirësimit të jetesës së qytetarëve duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kastriot Rexhepi: Nuk pendohem për veprimin që bëra

Story i radhës

Studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë të UT-së realizuan vizitë studimore në qytete të ndryshme të vendit tonë

Të fundit nga

ShkoLartë