Kastriot Rexhepi: Nuk pendohem për veprimin që bëra

Kastriot Rexhepi, deputet në Parlamentin e Maqedonisë, ende konsideron se veprimi i tij kur shpëtoi Qeverinë aktuale, ka qenë i drejtë dhe nuk pendohet për atë veprim, informon Zhurnal.

Siç shprehet ai në një deklaratë për “Fokus”, veprimi i tij ka mbajtur në jetë procesin e integrimeve.

“Edhe sot e asaj dite jam i bindur se veprimi im ka mbajtur në jetë procesin e integrimeve. Çdo shumicë e re do të ishte thikë në arkivol dhe do të thoshte fund i qëllimit të qytetarëve në rrugën tonë evropiane”, është shprehur Kastriot Rexhepi.

Ai thotë se nuk do të heqin dorë nga Unioni Evropian.

“Nuk ka dorëheqje nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, nuk do të ndalemi për reformat, nuk heqim dorë nga dëshira Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe shtet evropian me ët gjitha standardet. Kjo është agjenda jonë evropiane prej të cilës kjo Qeveri dhe unë nuk dotë heqim dorë asnjëherë sepse Maqedonia e Veriut nuk ka rrugë tjetër përpos asaj evropiane. Kemi fqinj, kemi miq, kemi aleatë, jemi bërë shtet serioz. Do të ngelemi të përkushtuar dhe do t’ia dalim”, thotë Rexhepi.

Ai shton se Qeveria po bënë përpjekje serioze me mbështetjen e shumicës parlamentare që orë e më parë të fillojnë negociatat, ndërsa mbështetja nga SHBA dhe BE janë motiv plus për përpjekjet për heqjen e vetos, dhe përkushtimit të fuqishëm i dialogut me Bullgarinë fqinje për gjetjen e zgjidhjes evropiane, të denjë prë të dy shtetet dhe dy popujt.

Rexhepi hyri në Kuvend si deputet i Besës, por nëntorin e vitit të kaluar kaloi te shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM, ditën kur duheshte të bie Qeveria.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush është Vladimir Solovyov, fytyrat e propagandës së Kremlinit?

Story i radhës

Besimi në Asamblenë vjetore të BERZH-it: Në kohë krize globale mbetemi të përkushtuar ndaj axhendës reformuese

Të fundit nga