besim evropian per kosoven konferenca e rendesishme nderkombetare vjen ne 2027 69fde630508ce

​Besim evropian për Kosovën, konferenca e rëndësishme ndërkombëtare vjen në 2027

May 8, 2026
1 minut lexim

Gjatë punimeve të edicionit të 34-të të Konferencës Pranverore 2026 që po mbahet në Antalya të Turqisë, ku Agjencia për Informim dhe Privatësi po përfaqëson Republikën e Kosovës nga delegacioni i udhëhequr nga Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, Kosova zyrtarisht është përzgjedhur organizatore e edicionit të ardhshëm të kësaj konference, të njohur si Spring Conference 2027.

Sipas një komunikate të Qeverisë, Konferenca Pranverore konsiderohet një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë, duke mbledhur çdo vit autoritete mbikëqyrëse, komisionerë, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve më të larta të privatësisë nga Evropa dhe më gjerë.

Përzgjedhja e Kosovës si vend organizator për vitin 2027, paraqet një vlerësim të lartë për rolin aktiv të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në mbrojtjen e të dhënave personale, përkitazi me standardet ndërkombëtare të vendimmarrjes në mbrojtjen e të dhënave.

Ky vendim vjen pas organizimit të suksesshëm të Punëtorisë Evropiane për Shqyrtimin e Rasteve në Mbrojtjen e të Dhënave Personale – ECHË 2025, të mbajtur në Kosovë në nëntor të vitit të kaluar, duke dëshmuar kapacitetin institucional të Agjencisë për të organizuar ngjarje të nivelit evropian.

Në relacion me përfaqësimet e shtetit të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi që nga viti 2024 vazhdon angazhimet në cilësinë e anëtares vëzhguese në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), si partnere e autoriteteve ndërkombëtare për mbrojtjen e te dhënave personale në nivel Evropian.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

me duheshin para ish ambasadori italian ne pranga per skemen e vizave schengen 69fde57d0a8ac
Lajmi i mëparshëm

“Më duheshin para”, ish-ambasadori italian në pranga për skemën e vizave Schengen

veliaj ne administrative mbi mua dhe familjen time eshte bere veting po me mohohen te drejtat 69fde690d1e4a
Lajmi i radhës

Veliaj në “Administrative”: Mbi mua dhe familjen time është bërë “veting”, po më mohohen të drejtat

Të fundit nga

ShkoLartë