Bërns: Nuk është sekret që publiku nuk beson tek drejtësia në RMV

March 24, 2022
1 minut lexim

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, nuk kanë besim në sistemin gjyqësor. Një sondazh i fundit i “Eurotink”, të cilit ju referua sot ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërns në fjalimin e saj para gjykatësve, tregon se vetëm 8% e qytetarëve i besojnë gjyqësorit. Bërns porosity se për të rikthyer besimin, sistemi duhet t’u tregojë me fakte konkrete qytetarëve se funksionon.

“Nuk është sekret që publiku nuk beson tek drejtësia. Në fakt, një sondazh i fundit i “Eurotink”, zbuloi se vetëm 8% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut i besojnë gjyqësorit dhe prokurorisë. Natyrisht, ka shumë punë për të bërë, përfshirë reformën në drejtësi dhe forcimin e institucioneve, por duhet të adresohen edhe perceptimet – njerëzit duhet të shohin dhe të ndjejnë se sistemi funksionon. Qytetarët duhet të sigurohen se çështja e tyre do të shqyrtohet nga gjykatat neutrale dhe të pavarura brenda një kohe të arsyeshme. Ky është një parim themelor në çdo demokraci të lirë dhe funksionale”, tha Bërns në konferencën ndërkombëtare gjyqësore “Pavarësia e gjyqësorit përmes procesit të reformës – pritjet dhe realiteti” që u mbajt në Shkup.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Viti u shënua dita botërore e tuberkulozit

Story i radhës

Xhaferi- Gërvalla: RMV-ja dhe Kosova kanë qëllime të njëjta strategjike në raport me politikën e jashtme

Të fundit nga

ShkoLartë