Xhaferi- Gërvalla: RMV-ja dhe Kosova kanë qëllime të njëjta strategjike në raport me politikën e jashtme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Shvarc.

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin që realizohet në një periudhë të shkurtër pas vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kosovës. Ai theksoi se në takimet me kreun shtetëror të Republikës së Kosovës, u konfirmua se marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës karakterizohen me mbështetje dhe respekt të ndërsjellë, dialog të hapur dhe konstruktiv.

Ai nënvizoi se të dy vendet kanë përcaktime dhe qëllime të njëjta strategjike në raport me politikën e jashtme. E nënvizoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për aspiratat euroatlantike të Republikës së Kosovës, si edhe gatishmërinë tonë për dhënien e kontributit në atë drejtim. Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e NATOS, me pjesëtarët e vet të Armatës merr pjesë në KFOR dhe në këtë mënyrë kontribuon në stabilitetin e Republikës së Kosovës.

Njëherazi, Xhaferi përsëriti se vendi ka qëndrim afirmativ për aderimin e Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat dhe nismat multilaterale dhe rajonale dhe do të vazhdojë me mbështetjen në këtë plan.

Në vazhdim, Kryetari Xhaferi nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet edhe më tej fuqishëm e përkushtuar ndaj proceseve eurointegruese, me zbatimin e reformave që do na sigurojnë ardhmëri evropiane, dhe me qasje dhe energji të re në bisedimet për tejkalimin përfundimtar të dallimeve me Sofjen.

Kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Shvarc, falënderoi për mbështetjen parimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Republikën e Kosovës dhe i potencoi marrëdhëniet e shkëlqyera fqinjësore, pa çështje të hapura. Ajo foli edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës, me përqendrim në përpjekjet për fitimin e liberalizimit të vizave me BE-në dhe informoi se këtë vit, Kosova do të aplikojë për status kandidati në Union.

Çështjet e hapura me Republikën e Serbisë, sipas Gërvalla Shvarcit, janë të natyrës politike dhe nuk duhet të paraqesin pengesë për integrimin evropian të Republikës së Kosovës.

Ajo vlerësoi se nevojiten impulse të reja në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, qëllimi i të cilave është njohje reciproke dhe theksoi se Kosova tregoi konstruktivitet dhe interesim të madh për gjetjen e zgjidhjes në këtë proces.

Donika Gërvalla Shvarc informoi se në takimet me partnerët ndërkombëtarë sugjerojë nevojën për fillimin urgjent të negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë me Bashkimin Evropian sepse shtyrja e këtij procesi është mesazh i cili i demotivon dhe dekurajon vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bashkëbiseduesit folën për rezultatet nga seanca e parë e përbashkët ndërmjet Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në shtator të vitit të kaluar, në drejtim të mbindërtimit të marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë. U shpreh bindje se nga marrëveshjet dhe memorandumet e nënshkruara do të dalin shumë projekte në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Gërvalla Shvarc informoi se vizita e saj e sotme në vend është pikërisht në drejtim të konstatimit të shkallës së realizimit të marrëveshjeve të lidhura, menaxhimit të sfidave dhe përcaktimin e dinamikës së bashkëpunimit konkret.

Në fund të takimit, Xhaferi dhe Gërvalla Shvarc shprehën bindje se dialogu politik dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë me intensitet të pazvogëluar në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bërns: Nuk është sekret që publiku nuk beson tek drejtësia në RMV

Story i radhës

Një ngjarje e çuditshme ka shokuar tifozët e Fenerbahces

Të fundit nga