Bërnabiç – ka i kërkon leje Ramës, për futjen e forcave serbe në Kosovë!

min lexim

I nderuari zoti kryeministër Rama!

Ne u jemi juve mirënjohës, për përkrahjen e vazhdueshme që ju na keni dhënë me rastin e presionit nga EU, për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Po ashtu ne flasim me konsideratat më të larta për angazhimin tuaj për Ballkanin e Hapur, ku të gjitha problemet do të zgjidheshin vetvetiu.

Sot ne kemi probleme të theksuara me Kurtin, i cili ndaj popullit serb në Kosovë po bënë terror të vazhdueshëm për dëbimin e tyre.

Të gjithë pjesëtarët e pushtetit lokal, duke i përfshirë edhe policinë e cila kujdesej për rendin, i ka larguar dhe përjashtuar nga puna, duke i quajtur struktura ilegale të Vuçiqit.

Për të gjitha këto ne e kemi njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që Kurti t´i tërheq forcat policore dhe forcat e tjera speciale, të cilat i ka dislokuar në vendbanimet serbe në Kosovë.

Reagim të fuqishëm ndaj Kurtit po ushtron edhe diplomati amerikan zoti Grenell, i cili vazhdimisht po ashtu po angazhohet për lirimin e zotit Thaçi nga Haga.

Unë me presidentin Vuçiq e kemi hartuar planin dhe kërkesën tonë që këto ditë do ia paraqesim edhe KFOR it dhe bashkësisë ndërkombëtare, për futjen e forcave tona në Kosovë.

Këto forca do të angazhohen për mbrojtjen e popullit serb, vënjen e rendit dhe ligjit sipas kushtetutës sonë në Kosovë.

Për fat të keq zoti Escobar nga SHBA u deklarua kundër instalimit të forcave tona atje, gjë që na ka sjellë në një pozitë të vështirë, sepse pro do ta kishim Rusinë, Kinën dhe të gjitha Vendet e Painkuadruara, të cilat angazhohen për paqen botërore.

Në këtë rast ne po kërkojmë nga ju zoti kryeministër Rama, që ta përdorni autoritetin tuaj, në mënyrë që të na ndihmoni në këtë drejtim.

Do ju kishim lutur që të bisedoni me Kurtin dhe strukturat e tjera në Kosovë që t´i respektojnë kërkesat legjitime të Serbisë.

Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje që po ashtu të angazhoheni, ashtu siç e keni bërë deri më sot, që sërish ta vazhdoni lobimin dhe angazhimin tuaj për ne në bashkësinë ndërkombëtare dhe në SHBA për mirëkuptim, në vendosjen e forcave tona në Kosovë.

Ne jemi të bindur se sinqeriteti i juaj dhe besimi në ne do të shërbej në ngritjen e marrëdhënieve tona në një nivel edhe më të lartë.

Zoti kryeministër Rama, duke qenë se kryetari Vuçiq është tejet i nxënë me Kosovën, kësaj radhe unë iu drejtova juve dhe me këtë rast unë ua përcjell përshëndetjet e tija dhe të miat, me përzemërsinë më të lartë të popullit serb dhe të tonin.

E juaja përjetë, kryeministrja e Serbisë, zonja Bërnabiç – ka .

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Veriu i vendit nën borë/ ARRSH: Tregoni kujdes të shtuar në këto akse rrugore

Story i radhës

Kurti njofton për vendimet që morën në mbledhjen e djeshme

Të fundit nga