berlin hoti pranon planin e punes per avancimin e politikave sociale dhe te punesimit 6a01f6cf5c23d

​Berlin, Hoti pranon planin e punës për avancimin e politikave sociale dhe të punësimit

May 11, 2026
1 minut lexim

Në Berlin, ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare të Republikës së Kosovës, Andin Hoti, ka bërë të ditur se ka pranuar Planin e Punës nga ministrja federale për Punë dhe Çështje Sociale e Gjermanisë, Bärbel Bas, në kuadër të konferencës me shtetet e Ballkanit Perëndimor, raporton KosovaPress.

Hoti shkroi se dokumenti i rëndësishëm u është dorëzuar edhe përfaqësuesve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë konferencës së fokusuar në avancimin e politikave të punësimit dhe atyre sociale.

Sipas tij, pranimi i këtij dokumenti përbën një moment të rëndësishëm në rrugën integruese të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

“Ky dokument i jep një impuls të ri dhe të pakthyeshëm rrugëtimit tonë drejt standardeve evropiane në politikat e punësimit dhe ato sociale”, shkruan Hoti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

macron ben thirrje per partneritet teknologjik afrike evrope 6a01f5e5d7021
Lajmi i mëparshëm

Macron bën thirrje për partneritet teknologjik Afrikë-Evropë

meta dhe kryemadhi ne gjykim te zakonshem avokati cakrani do provojme pafajesine tone 6a01f73427cdb
Lajmi i radhës

Meta dhe Kryemadhi në gjykim të zakonshëm, avokati Cakrani: Do provojmë pafajësinë tonë

Të fundit nga

ShkoLartë