meta dhe kryemadhi ne gjykim te zakonshem avokati cakrani do provojme pafajesine tone 6a01f73427cdb

Meta dhe Kryemadhi në gjykim të zakonshëm, avokati Cakrani: Do provojmë pafajësinë tonë

May 11, 2026
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Pirro Xhixhos dhe Fatime Kryemadhit.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton në këtë mënyrë, në këtë dosje do të gjykohet vetëm ish-çifti Meta-Kryemadhi.

Avokati Cakrani u shpreh se ata do të provojnë pafajësinë dhe se prokurori nuk kishte asnjë lloj prove që të fajësonte Metën.

“Janë rreth 120 dëshmitarë. Ka prova të reja që do t’i paraqesim në gjykatë. Çështja i bashkohet gjykimit të zakonshëm. Do të provojmë pafajësinë. Sot, prokurori nuk kishte asnjë lloj prove që të fajësonte Metën. Zoti Meta nuk përfshihej në asnjë bisedë, e-mail apo takim. Do të vazhdojmë betejën tonë, edhe pse gjykata nuk na e pranoi kërkesën për masën e sigurimit.

Nuk e di çfarë ka dashur të thotë me numrin 7. Nuk bëri numrin 7, por shqiponjën. Meta është në lartësinë që kërkon pozicioni i tij si kryetar i PL-së. Përgjegjësinë Kryemadhi e ka marrë vetë që kur u pyet për hetimet paraprake në prokurori.
120 dëshmitarët janë pjesë e procesit hetimor dhe janë pyetur nga vetë organi i procedurës. Ne do të thërrasim edhe disa dëshmitarë të tjerë dhe do të paraqesim prova të reja
”, u shpreh avokati Kujtim Cakrani.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

berlin hoti pranon planin e punes per avancimin e politikave sociale dhe te punesimit 6a01f6cf5c23d
Lajmi i mëparshëm

​Berlin, Hoti pranon planin e punës për avancimin e politikave sociale dhe të punësimit

lituania propozon vendosjen e trupave per te mbeshtetur shba ne ne ngushticen e hormuzit 6a01f77dae92c
Lajmi i radhës

Lituania propozon vendosjen e trupave për të mbështetur SHBA-në në Ngushticën e Hormuzit

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë