Dasma e Shkelzen Berishës dhe Armina Mevlanit ishte përfundimisht dasma e këtij viti.
Kreu i PD-së Sali Berisha ndau me ndjekësit e Why?Not në Rtv Ora emocionet për martesën e të birit.
Berisha: Dasma është një moment gëzimi, shumë i veçantë. Është ceremonia e jetës së njeriut në të cilën mbi të gjitha ndan gëzimin me gjithë të tjerët. Ishte një dasmë ku Shkelzeni dhe Armina ndanë gëzim me gjithë të ftuarit. Meqenëse nuk më kishin ngarkuar asnjë detyrë isha më i lehtësuari aty pasi ata kanë pasur shumë ngarkesë në përgatitjen e saj. Por kishin bërë një punë të shkëlqyer, i përqafoj.
Ndërkohë një vlerësim edhe për nusen.
Berisha: Armina erdhi në shtëpinë tonë si vajza jonë e dytë dhe ka të gjithë dashurinë dhe respektin tonë