berisha nuk heq dore nga debati me ramen 67f5aa3bdb18c

Berisha nuk heq dorë nga debati me Ramën

April 9, 2025
1 minut lexim

Sali Berisha nuk heq dorë nga debati publik me Edi Ramën, edhe pas refuzimit që kryeministri i bëri ftesës së tij.

“Dil njëherë, dil hajde ose këtu, ose hajde shkojmë në një studio dhe ti themi shqiptarëve, ti programin tënd, unë programin e PD, hajde tregoju shqiptarëve.Ke qeverisur 12 vite si kryeministër, kam qeverisur 8 vite si kryeministër. Hajde ti bëjmë njëherë këto hesape.”, tha Berisha.

Nga Lezha, ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Aleanca per Shqipërinë Madheshtore” tha se “alfa” e programit të tij qeverisës është pastrimi i shtepisë, ndërsa nuk kurseu sërish akuzat ndaj kryeministrit Rama.

“I madhi Zot e ka thënë, pastroje shtëpinë që të vij unë brenda. Ndaj dhe ne do ta pastrojmë shtëpinë nga Edvinat, nga Pirinat e me radhë e me radhë.”, tha ai.

Demokratët i ftoi të bashkohen dhe të refuzojnë me vote Lulzim Bashën, që e akuzon si peng të kryeministrit dhe në pazare me të.

“S’keni asnjë punë me atë, asnjë lidhje. Lërjani Edi Ramës, lejeni te Edi Rama.”, tha kryedemokrati.

Shqipërinë e tij madhështore tha se do e nisë nga paketa e dhembshurisë dhe rritja e pagave e pensioneve.

“Çdo pensioniste dhe pensionist, çdo burrë e grua, çdo i ri, çdo i papunë, çdo njeri në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, pa përjashtim që të gjithë do të marrin minimumi 200 euro në muaj.

Berisha ripërsëriti premtimin e tij për falje të gjobave, ndalimin e tregtimit të barnave jashtë standarteve të BE-së, si dhe ulje e zerim të taksave.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kopshti zoologjik shkup te gjitha lamat jane nen mbikeqyrje mjekesore dhe jane testuar per tuberkuloz 67f5a4dbb5c76
Story i mëparshëm

Kopshti Zoologjik Shkup: Të gjitha lamat janë nën mbikëqyrje mjekësore dhe janë testuar për tuberkuloz

spahiu shansi i fundit per limajn ta deshmoje veten ne politike 67f5b3df7c354
Story i radhës

Spahiu: Shansi i fundit për Limajn ta dëshmojë vetën në politikë

Të fundit nga

ShkoLartë