kina sfidon gjigantet e luksit prodhon makinen qe e krahasojne me rolls royce cullinan por me cmim shume me te lire 680fc21cafe2d

Kina sfidon gjigantët e luksit, prodhon makinën që e krahasojnë me Rolls-Royce Cullinan, por me çmim shumë më të lirë

April 28, 2025
1 minut lexim

Kompania kineze Zeekr ka prezantuar modelin më të ri, 9X, në Panairin e Automjeteve në Shangai, duke sfiduar markat tradicionale të luksit si Audi, BMW dhe Mercedes me një SUV luksoz dhe çmim shumë më të ulët.

Zeekr 9X është krahasuar madje edhe me Rolls-Royce Cullinan, për shkak të dizajnit të ngjashëm, por me një kosto shumë herë më të vogël. Çmimi fillestar pritet të jetë rreth 50 mijë paund – shumë më i përballueshëm krahasuar me mbi 300 mijë paund për një Rolls-Royce.

Ajo që e bën 9X edhe më tërheqës është motori hibrid, që premton mbi 300 kilometra autonomi vetëm me energji elektrike dhe një performancë që i afrohet supermakinave: 0-100 km/h për vetëm tre sekonda.

Zeekr, që është pjesë e konglomeratit Geely – pronar gjithashtu i Polestar, Volvo dhe Lotus – ka rekrutuar ish-drejtorin e dizajnit të Bentley, Stefan Sielaff, për të drejtuar projektimin e 9X.

Modeli është një SUV i madh dhe ka hapësirë për gjashtë ose shtatë pasagjerë, duke ofruar prakticitet të lartë për familje të mëdha. Për ata që kërkojnë luks maksimal, ekziston edhe opsioni me katër ulëse.

9X mund të karikohet plotësisht për vetëm 9 minuta. Sistemi “Super Electric Hybrid” kombinon motorin 2.0-litërsh turbo-benzinë me dy motorë elektrikë, duke siguruar një autonomi totale prej 1,500 kilometrash.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

demtim i rende per marcus rashford sezoni i tij mund te kete perfunduar 680fc12ddd09c
Story i mëparshëm

Dëmtim i rëndë për Marcus Rashford, sezoni i tij mund të ketë përfunduar

agjencia kibernetike e be se nderprerja e energjise elektrike ne spanje portugali dhe francen jugore gabim teknik 680fc4abe9dce
Story i radhës

Agjencia Kibernetike e BE-së: Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore, gabim teknik

Të fundit nga

ShkoLartë