donacion nga kfor i perurohet dhoma mike ne stacionin policor ne kamenice 680fc56539e45

Donacion nga KFOR-i, përurohet dhoma mike në stacionin policor në Kamenicë

April 28, 2025
1 minut lexim

Në stacionin policor në Kamenicë është përuruar dhoma mike që është donacion nga KFOR-i.

Bëhet e ditur se ky investim është mjaft i rëndësishëm për akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje dhe ka për qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, të rehatshëm dhe të denjë për rikuperimin e viktimave,

“Me datën 28.04.2025, në hapësirat e Stacionit Policor në Kamenicë, Kolonel Agron Rukiqi, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan dhe Nënkolonel Evan Hessel, Zëvendës Komandantit-Lindje të KFOR-it me staf është përuruar dhoma mike e cila është dhënë donacion nga misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë”, shkruhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim është bërë e ditur se investimet përfshijnë renovimin e hapësirës, pajisjen me mobilie të reja, pajisje të nevojshme teknologjike, si dhe krijimin e një ambienti që ofron mbështetje psikologjike dhe emocionale për viktimat e dhunës në familje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

agjencia kibernetike e be se nderprerja e energjise elektrike ne spanje portugali dhe francen jugore gabim teknik 680fc4abe9dce
Story i mëparshëm

Agjencia Kibernetike e BE-së: Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore, gabim teknik

dikush me goditi nga pas ne ditet e fundit te shtatzenise aksidentohet modelja shqiptare 680fc68fcba31
Story i radhës

“Dikush më goditi nga pas”, në ditët e fundit të shtatzënisë, aksidentohet modelja shqiptare

Të fundit nga

ShkoLartë