Berisha nuk heq dorë, fton qytetarë në bulevardin përballë Kryeministrisë, policia e shpalli “zonë të kuqe”

December 3, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duket se “nuk do ta lëshojë” Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 6 dhjetor. Ai sonte ka ftuar mbështetësit e tij që më 6 dhjetor në orën 12:00 të mblidhen te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ndonëse kjo është një zonë “e kuqe” për shkak të perimetrit të sigurisë për shkak të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Edhe pse policia ka njoftuar disa herë selinë blu se nuk do të lejohen që të protestojnë aty, duket se Berisha nuk tërhiqet.

“Kryetari i PD Sali Berisha publikon spotin e protestës së 6 dhjetorit: Kjo është e vërteta për Edi Ramën që do të mësojnë liderat europianë! #sb
6 dhjetor, ora 12:00
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Protestojmë të gjithë bashkë!” shkruan Berisha.

Kujtojmë se ditën e djeshme deklaroi se nuk ka samit pa protestë, teksa shtoi se opozita do të jetë në shesh më 6 dhjetor.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të njësisë 7 në Tiranë, Berisha u shpreh se do të ndiqet shembulli i qytetarëve të lirë për të protestuar.

“Njerëzit të cilët tremben, kanë frikë, zgjedhin heshtjen, ngushëllojnë veten me ç’më duhet mua dhe vazhdojnë në orbitën e njerëzve të shtypur. Ne të tillë nuk jemi. Ne do të ndjekim shembullin e qytetarëve të lirë të Francës, Italisë, Anglisë, SHBA-së, Gjermanisë dhe të çdo vendi tjetër të cilët në çdo samit të lidërve të Europës apo botës, pavarësisht se gëzojnë liritë dhe të drejta pakrahasimisht më shumë se ne janë në protestë.
Nuk ka samit pa protestë. Të tilla ndodhin vetëm në vende diktatoriale ku protestat janë të ndaluara, ku diktatorët mblidhen dhe nuk pipëtin asgjë. Edi Rama po bën gjithçka për të krijuar këtë tabllo dhe në Shqipëri, por ne kurrë nuk do ta lejojmë. Ne do të jemi në shesh me të madh e të vogël’, theksoi ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Holanda – Argjentina, orari i çerekfinales së parë në Kupën e Botës

Story i radhës

120 milionë euro për pensionistët, 5 % për pagat, ja Buxheti i 2023

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë