Holanda – Argjentina, orari i çerekfinales së parë në Kupën e Botës

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara këtë të shtunë, u mësuan emrat e dy kombëtareve të para çerekfinaliste.

Holanda shënoi fitore 3:1 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa Argjentina mposhti 2:1 Australinë.

Kësisoj, çifti i parë i fazës çerekfinale në Kupën e Botës “Katar 2022” është Holandë – Argjentinë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 9 dhjetor, në stadiumin “Lusail Iconic”, nga ora 20:00.

Gjatë ditëve në vazhdim do të mësohen edhe tri çiftet tjera të fazës çerekfinale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Muaji i festave, 10 filma që duhet t’i shihni patjetër në dhjetor

Story i radhës

Berisha nuk heq dorë, fton qytetarë në bulevardin përballë Kryeministrisë, policia e shpalli “zonë të kuqe”

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish