120 milionë euro për pensionistët, 5 % për pagat, ja Buxheti i 2023

Shkup, 3 Dhjetor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë prezantimit të propozim-buxhetit për vitin 2023, ka paralajmëruar rritje të fondit për pensionistët, rritje të pagave dhe investimeve kapitale.

 

“Kryeministri Kovaçevski theksoi se me Buxhetin në vitin 2023 parashihet të sigurohen 250 milionë euro mjete për masat antikrizë, 120 milionë euro më shumë për pensionistët, 57.5 milionë euro më shumë për komunat, 63 milionë euro më shumë për shërbimet shëndetësore dhe karakteristikë kryesore është se për shpenzimet kapitale janë projektuar 800 milionë euro, për të cilat theksoi se do të përpiqet të ketë realizim të lartë”, raportojnë nga Qeveria.

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ministri i financave, Fatmir Besimi, sot prezantuan propozim buxhetin në një konferencë për media.

“Zvogëlohen kostot joproduktive si mëditjet për udhëtime pune, për automjete dhe kostot e tjera joproduktive. Parashihet rritje prej 5% për pagat, ku përfshihet efekti i rritjes së pagës minimale, ndërsa për mallrat dhe shërbimet parashihet rritje prej 2% për rritjen e kostove të energjisë elektrike dhe energjensave për shkak të rritjes së çmimit”, tha Besimi.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Berisha nuk heq dorë, fton qytetarë në bulevardin përballë Kryeministrisë, policia e shpalli “zonë të kuqe”

Story i radhës

Pele i mohon spekulimet se gjendet pranë vdekjes: Unë jam i fortë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish