Shqiptarë : i madh e i vogël, gra e vajza, burra e djem, nxënës e studentë, punëtorë e bujq, kamerier, gjellëbërës, mësues, profesor, gjinekolog, shkrimtarë, gazetarë, media, portale, qendra televizive dhe të radios, mediat sociale, Twitter e Elon Musk – ut, Faccebook, dentistë, mjekë, bukëpjekës, inxhinierë, pjatalarës, pastrues, infermierë, ju ftoj që me 12 nëntor t´i bashkëngjitkeni protestës në Sheshin kryesor të Tiranës. Me vete mund t´i merrni edhe kafshët shtëpiake. Nga aty do të nisemi drejt pallatit të qeverisë.
Ne premtojmë…, ne premtojmë se do të jemi paqësor ashtu si herëve tjera?! Kërkesa e vetme e jonë është që Edvin Kristaqi, të na i dorëzoj çelësat e byrosë së tij dhe qeverisë së korruptuar.
Ky popull nuk mund të pres më gjatë. Qeverisja e Kristaqit na ka ngulfatur, prandaj që të përfundoi gjithçka në mënyrë paqësore, ne kërkojmë që të na plotësohen kërkesat tona. Përndryshe…, përndryshe na duhet kundër dëshirës sonë të veprojmë, ashtu siç vepruam ndaj Lulit.
Edhe Luli shiste trimëri, duke deklaruar se ishte kryetari legjitim i partisë, po populli nuk pyeste. Ai e dinte se cili kollitet aty. Këtë duhet ta mësoi edhe Kristaqi.
Pra edhe njëherë po dal me thirrje për Kristaqin. Populli ka vendosur që ta marr fatin në duart e veta. Pra fati i këtij populli, lidhet direkt edhe me mua.
Kështjellën kërkoj që ta dorëzoni tek unë ose do të ballafaqoheni me rezistencë të fuqishme, (edhe pse ne jemi paqësorë) rezistencë të cilën e pat provuar edhe Luli në lëkurën e vetë.
Unë jam kundër dhunës dhe shkatërrimeve, por kjo lidhet edhe me emocionet e njerëzve.
Pra popull i dashur, përkundër vuajtjeve tuaja shekullore, zhgënjimit, padrejtësisë, plaçkitjes, korrupsionit, ndjekjes, burgosjeve, vrasjeve, drogës, luftës së bandave, inceneratorëve, vjedhjes së votës, parave të pista, rrëzimit të Teatrit, patronazhistëve, shpopullimit të Shqipërisë etj. unë ju bëj thirrje që të jeni paqësor. Kjo buron nga shpirti i shqiptarit, prandaj ju duhet të reagoni, vetëm nëse ndjeheni të provokuar. Po ashtu ju bëj thirrje edhe forcave të rendit që të kujdesen për qetësi, rend dhe t´i ndihmojnë njerëzit me pije joalkoolike, byrekë, jogurtë, qumësht dhie, kuptohet edhe fruta të freskët, po gjithçka të jetë vegane, sepse nga kriza sociale, shqiptarët të shumtën janë bërë vegan.
Unë kërkoi po ashtu nga ju që mos t´i provokoni protestuesit, sepse gjithçka do të filmohet. Ju garantoi që secili do jap llogari para organeve të drejtësisë. E tëra ajo që duam është, pushteti t´i dorëzohet sovranit.
Së bashku me mua do të jetë edhe ish presidenti zoti Ilir Meta. Ai po ashtu ka premtuar se do t´u prij protestave deri në fund, kuptohet nëse i jep leje Monika.
Kthim mbrapa nuk ka, ka porositur Meta. Akuzat ndaj tij si bashkëpunëtor i SHIKUT janë një fyerje e madhe për te, njësoj sikurse akuzat ndaj meje, për korrupsion dhe Non Grata.
Këtë ditë ne do të dëshmojmë se Kristaqi na i ka përgatitur këto akuza, por edhe populli po atë ditë atij do t´ia prezantoj mëkatet. Populli jo vetëm që ta përgatitë padinë, po edhe ta vulosë aty për aty.
Unë po ua them edhe një të vërtetë të fuqishme. Berluskoni akuzohej për korrupsion dhe Bunga – Bunga, po u kthye sërish në pushtet. Lula i Brazilit, i cili kishte studiuar në Shqipërinë, po ashtu ka qenë i burgosur për korrupsion dhe tash u bë sërish kryetar shteti.
Pra pse mos të fitojmë unë dhe Meta në Shqipëri, akuzat për korrupsion e bashkëpunëtorë të SHIKUT, i kemi të montuara nga Kristaqi dhe multimiliarderi Soros. Shqipëria e shqiptarëve, me mua dhe Metën në krye./Mars – Rover (Satirë)