debuton zyrtarisht versionin 2 2 i hdmi deri ne 96gbps bandwidth 677d0256070f2

Debuton zyrtarisht versionin 2.2 i HDMI, deri në 96Gbps bandwidth

January 7, 2025
1 minut lexim

Ndërsa popullariteti i ekraneve 4K e madje 8K është rritur në mënyrë të konsiderueshme, sot në CES 2025, HDMI Forum prezantoi zyrtarisht versionin 2.2 të HDMI.

Ndërsa forma e lidhësit dhe aftësitë e tij të përgjithshme mbeten të pandryshuara, përditësimi i madh për HDMI 2.2 është se tani mbështet bandwidth deri në 96Gbps.

Si rezultat do të jetë shumë më e lehtë dërgimi i përmbajtjeve me frekuencë dhe rezolucione të larta në ekrane të suportuara për tu siguruar se përmbajtjet duken sa më mirë të jetë e mundur.

Së bashku me bandwidth e shtuar, HDMI Forum gjithashtu lançoi kabllot e reja Ultra96 HDMI të cilët janë pjesë e procesit të certifikimit të organizatës për të ndihmuar konsumatorët të identifikojnë më mirë çfarë kablli HDMI po blejnë.

Forumit thotë se testim do të kërkohet për gjatësinë e secilit model dhe të kërkohet që të shfaqin një etiketë certifikimi në vetë kabllin. Risi e HDMI 2.2 është edhe gjenerata e re e Fixed Rate Link, teknologjisë së sinjalizimit e cila tani është dizajnuar për të mbështetur përmbajtje të pakompresuara në rezolucionet 4K60 ose më lart.

Gjithashtu është përfshirë edhe një Protokoll i ri i Tregut të Vonesës (LIP) që duhet të përmirësojë sinkronizimin audio dhe data veçanërisht gjatë përdorimit të disa pajisjeve.

Specifikimi i plotë i HDMI 2.x do të publikohet në gjysmën e parë të 2025 dhe të mbërrijë rreth kësaj periudhe tek tregjet. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

dua lipa dhe pasuria e saj me shifra marramendese ja si e arriti 100 milioneshin 677cff889f0ee
Story i mëparshëm

Dua Lipa dhe pasuria e saj me shifra marramendëse, ja si e arriti 100 milionëshin

mickoski krishlindja te na jape force te re per te punuar se bashku 677d037f1b365
Story i radhës

Mickoski: Krishlindja të na japë forcë të re për të punuar së bashku

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë