Berisha flet për deklaratat e Escobarit: Nuk kam kërkuar që të më hiqet “non grata”, por …

January 31, 2022
1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka kërkuar që ti hiqet masa “non grata” që i është vendosur nga Amerika.

Berisha beson se Amerika do ta korrigjojë këtë gabim, duke theksuar se njeh miq të tij, të cilët kanë qenë dhe më pas janë hequr nga lista e zezë.

Ai thotë se nëse Escobar ka prova dhe fakte ato duhet t’i çojë në Gjykatën e Parisit, ose edhe ti sjellë në organet e drejtësisë shqiptare siç është SPAK.

“E ftoj sot dhe çdo ditë zotin Escobar dhe cilindo tjetër që të heqë dorë nga memet, fakte kemi po nuk i themi, ti çojnë në Gjykatën e Parisit, ose ti çojnë në Kongresin e Jashtëm të SHBA ose ti sjellin prokurorëve shqiptarë, SPAK, ti çojnë ku të duan. Përderisa nuk kanë asnjë fakt dhe asnjë provë kjo përbën një akt politik të turpshëm që unë e kam denoncuar dhe e denoncoj me forcën më të madh.

Unë kam besim se Amerika korrigjon gabime. Unë nuk kam kërkuar që të më hiqet kjo masë. Unë kam patur disa oferta. E qartësoi DASH, në përgjithësi tha.

Unë nuk kam thënë në përgjithësi hiqe, por unë di miq të mi që e kanë patur dhe u është hequr. Njerëz që kam qëndruar një ore në takim. Unë nuk kam thënë se në përgjithësi hiqe. Një ditë në debat dhashë si shembull 4 personalitete turke sepse ishte bërë publike. Televizioni i Edi Ramës pyeste dhe përgënjeshtrohej gjoja me një akt vulgar se pse ka thënë Thesari dhe nuk ka thënë DASH”, tha Berisha për tv Syri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Alex Sandro pozitiv me Covid

Story i radhës

OBRM-PDUKM me nënkryetarë të rinj dhe anëtarë tjerë të Komitetit Ekzekutiv

Të fundit nga

ShkoLartë