OBRM-PDUKM me nënkryetarë të rinj dhe anëtarë tjerë të Komitetit Ekzekutiv

Kryetari i Aerodromit, Timço Mucunski dhe ish-zëvendësministrja plotësuese e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska janë nënkryetarët e rinj të OBRM-PDUKM-së. Vendet e nënkryetarit në parti i mbajnë edhe Aleksandar Nikollovski dhe Vllado Misajllovski, ndërsa Gjorgjia Sajkovski edhe më tutje mbetet në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm.

Këtë e komunikoi sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristian Micovski pas seancës së Komitetit qendror.

“Ky është Komitet Ekzekutiv i cili është përforcuar dhe zgjeruar me njerëz me integritet dhe profesionistë të dëshmuar në sferën e tyre, si dhe njerëz të rinj të cilëve ju jepet mundësia, duke e vazhduar trendin e ofrimit të shansit të gjeneratave të reja në politikë të cilët do të kenë për detyrë që të luftojnë për parimet e OBRM-PDUKM-së, dhe ta arsyetojnë besimin e popullit i cili është detyrimi ynë më i madh. Në përbërjen e Komitetit Ekzekutiv jepet mundësi dhe mobilizohet fuqia intelektuale në shoqëri e cila ka për detyrë që ta zgjerojë angazhimin për ndryshime, të cilët ndjehen dhe të cilët filluan pas zgjedhjeve lokale dhe duhet të jenë komplete pas ndryshimit të pushtetit qendror, zgjedhje dhe qeveri e re për të ardhme të re për Maqedoninë”, theksoi Mickovski.

Anëtarë të Komitetit Ekzekutiv janë analisti dhe aktivisti shumëvjeçar civil Sasho Klekovski, ish zëvendësguvernatorja e Bankës Popullore Maja Kadievska – Vonjoviq, Risto Simeonov, specialist i kirurgjisë së fëmijëve, mjek i cili e bëri transplantin e parë të veshkës te një fëmijë në vend. Ai është edhe kryetar i Shoqatës së Kirurgëve të Fëmijëve të Maqedonisë dhe anëtar i Shoqatës evropiane dhe botërore të Kirurgëve të Fëmijëve.

Në përbërje të Komitetit Ekzekutiv janë edhe mjeku Mehmet Xhaferi nga Mavrovë Rostushë, deputetët Eli Panova nga Strumica dhe Mile Lefkov nga Koçani, Luke Galeski, këshilltar aktual i OBRM-PDUKM-së në Qytetin e Shkupit. Anëtarë të rinj janë edhe aktori Zoran Lutkov nga Velesi, i cili është edhe kryetar i Këshillit të Komunës së Velesit dhe zëdhënësja aktuale e OBRM-PDUKM-së Maria Miteva.

Mickoski tha se anëtarë të Komitetit Ekzekutiv mbeten deputetët aktualë me përvojë politike Antonio Milloshoski, Dafina Stojanovska, Dragan Kovaçki, Rashela Mizrahi, mjekja Ollga Lozanovska nga Manastiri dhe profesori Trajko Sllaveski, i cili është edhe kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Vlatko Gjorçev, kryetari i Ohrit Kiril Peçakov dhe Marija Andonovska, e cila është edhe koordinatore e grupit të këshiltarëve të OBRM-PDUKM-së në Qytetin e Shkupit.

Me funksion anëtarë të trupit më të lartë ekzekutiv janë edhe kryetari i UFR Sergej Popov, kryetarja e UG Zhaklina Peshevska dhe njeriu i parë i Unionit të Veteranëve Mane Jakovlevski dhe koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski.

Sekretar i ri për bashkëpunim ndërkombëtar është Stefan Andonovski, i cili është këshilltar aktual në Qytetin e Shkupit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Berisha flet për deklaratat e Escobarit: Nuk kam kërkuar që të më hiqet “non grata”, por …

Story i radhës

Тупанчески за сообраќајните несреќи: Мора да се покаже и докаже дека правдата е иста за сите

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish