Berisha akuza Ramës: Ndërton instalacion 4 mln euro! Fluturimet me avion i shkojnë deri në 300 mijë euro

min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij se nxjerrin forma nga më të ndryshmet për të vjedhur qytetarët shqiptarë.

Gjatë një bashkëbisedim me të larguarit nga puna, Berisha kujtoi kohën kur ishte kryeministër, duke sqaruar se për 8 vite ka përdorur makinën e një ish ministri të PS, Marko Bello. Ndërsa Rama- tha ai- ndërton instalacion me vlerë 4 mln euro dhe udhëton me avion që i shkon deri në 300 mijë euro fluturimi.

“Ju çdo ditë jeni dëshmitarë dhe dëgjoni sesi shpiken, aplikohen mënyra të reja vjedhje, në cdo formë. Sesi një kryeministër, mua më vjen keq tua them këtu, por unë 8 vite me ndërgjegje të fortë kam qëndruar me një makinë të një ish ministri socialist, të të ndjerit Marko Bello.

Ndërsa ky që është sot blen për oborrin e kryeministrisë 4 mln euro instalacion druri. Ajo që drejton sot ministrinë e Jashtëm bën 15 rrugë me helikopter për qëllime partiake në Dibër, 15 mijë euro secila rrugë. Nuk mund të ndodhin kurrë këto. Por ndodhin sepse ai vet merr avion në dispozicion ku fluturimi i shkon nga 150 deri në 300 mijë euro”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gonzalo Higuain do të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit

Story i radhës

MPB: Objekti i ri i shkollës “Halil Ademi” në Pozhoran do të finalizohet brenda këtij viti

Të fundit nga