MPB: Objekti i ri i shkollës “Halil Ademi” në Pozhoran do të finalizohet brenda këtij viti

Objekti i ri i shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Ademi”, që nga viti 2016, ka mbetur pa u ndërtuar akoma, kështu nxënësit e këtij institucioni janë dërguar për të vijuar mësimin në shkollën e mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozhoran.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë thënë se kjo ka ndodhur pasi kontrata për projektin “Ndërtimi i ShFMU në Pozharan – Viti” të vitit 2016 është ndërprerë me operatorin ekonomik për shkak të dinamikës së ulët dhe kalimit të afatit për përfundimin e punimeve për këtë objekt.

Nga Zyra për Komunikim Publik në këtë ministri, për KlanKosova.tv, kanë theksuar se “Kontraktuesi, i cili ishte përzgjedhur për ndërtimin e shkollës, ka dështuar të ekzekutojë kontratën, dhe si rrjedhojë e kësaj kemi qenë të obliguar të shkëpusim këtë kontratë në mënyrë që të hapim rrugë nënshkrimit të kontratës së re për përfundimin e kësaj shkolle”.

“Pas shkëputjes së kontratës, Ministria e Punëve të Brendshme ka iniciuar procedurën e prokurimit për këtë aktivitet me afate të përshpejtuara kohore dhe e cila është në fazën finale të përzgjedhjes së operatorit ekonomik. Afati për realizim të punimeve është kërkuar 60 ditë, që është llogaritur që objekti të finalizohet brenda këtij viti fiskal”, thuhet në përgjigje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Berisha akuza Ramës: Ndërton instalacion 4 mln euro! Fluturimet me avion i shkojnë deri në 300 mijë euro

Story i radhës

Dj Dagz në gjendje jo të mirë shëndetësore, Einxhel qëndron pranë tij

Të fundit nga