Berezovsky kërkon kujdes: Kosova ka lojtarë të mirë

min lexim

Ushtruesi i detyrës së trajnerit të kombëtares armene, Roman Berezovsky, gjatë konferencës për media, ka folur për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Armenisë që do të zhvillohet nesër në orën 18.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Armenia e ka më së të qartë për cilësitë që ka kombëtarja e Kosovës dhe sipas tyre, do të luajnë me kujdes të madh. 

“Ne kemi studiuar lojën e kundërshtarit. Kombëtarja e Kosovës ka lojtarë të mirë, ka shumë futbollistë të rinj.
Kemi edhe shumë futbollistë të rinj.

Shpresojmë që futbollistët tanë me eksperiencë të ndihmojnë të rinjtë të fitojnë besim si në fushë ashtu edhe në kombëtare në përgjithësi.

Kombëtarja nuk ka ndeshje miqësore, fanella jonë ka stemën e Armenisë, duhet të jemi krenarë për të, të përpiqemi të arrijmë një rezultat të mirë.

Ne duhet të fitojmë përvojë falë kësaj ndeshje”, tha Roman Berezovsky, ushtruesi i detyrës së trajnerit të kombëtares armene.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hoti për urën e Drinit të Bardhë: Në dorë të Zotit janë ata që kalojnë urën

Story i radhës

Investimi gjerman në Tetovë, Grubi: Vazhdojmë të përkujdesemi për rritjen e vendeve të reja të punës

Të fundit nga