“Bëni çdo punë dhe mos jetoni me prindërit tuaj”

min lexim

Vite më parë Marcus Lemonis u bë CEO i kompanisë miliarda dollarëshe “Camping World” dhe investoi në dhjetra biznese të tjera. Ai ishte si shumica e të diplomuarve të tjerë të kolegjit, përveç një detaji të vogël.

Pas diplomimit nga Marquette University në vitin 1995, 22 vjeçari kishte si synim punën në zyrat publike. Lemonis humbi ofertën e tij për Dhomën e Përfaqësuesve të Floridës, përkundër një miratimi nga “The Miami Herald” dhe ndryshoi shtigjet e karrierës. Ai u zhvendos në shitjet e automobilave, më pas në kamping dhe në biznesin RV.

Kalimi direkt nga kolegji në botën e punës e ndihmoi Lemonis të gjente rrugën e karrierës dhe formoi etikën e tij të punës.

Këtu janë dy gjëra që sipërmarrësi dhe ylli i “The Profit” thotë se çdo i diplomuar duhet të bëjë:

Provoni çdo lloj pune që mund të gjeni

“Provoni çdo lloj pune që mund të gjeni, vetëm në mënyrë që t’i bindeni një kalendari,” thotë Lemonis, “një orar për t’u ngritur të Hënën në mëngjes dhe përfunduar të Premten mbrëma.”

“Puna juaj e parë nuk duhet të jetë në biznesin tuaj familjar”, thotë Lemonis. “Shkoni punoni për dikë tjetër, dikush që mund dhe do t’ju pushojë.”

Ndërsa mund të jetë joshëse për t’u çlodhur gjatë gjithë verës, sipërmarrësi thotë se këta muaj janë vendimtarë për fillimin e karrierës suaj.

“E di që e keni përdorur verën historikisht për të pushuar, por pushimi i verës ka mbaruar”, thotë ai. “Gjeni një punë.”

Mos jetoni me prindërit tuaj

Ndërsa shumë të rinj kthehen në shtëpi për vite me radhë për të kursyer para dhe për të gjetur rrugët e tyre të karrierës, ai thotë se dalja në botën reale është një opsion më i mirë.

“Këshilla ime më e mirë për gjeneratën e diplomimit të vitit 2017 do të ishte të mos qëndrojnë në shtëpi për shumë kohë”, thotë ai. “Lajini vetë rrobat tuaja, përgatitini ushqimin tuaj, futuni në një punë, paguani faturat tuaja.”

Nëse nuk mund të gjesh një stazh të paguar ose një punë në fushën që je i interesuar, bëni çdo lloj gjëje që ju vjen, edhe nëse paguheni vetëm pak dollarë në orë, thotë multi-milioneri.

“Është më mirë se sa të uleni në shtëpi dhe të merrni zero dollarë“, thotë ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Çekia kërkon gjykatë ndërkombëtare për krimet ruse në Ukrainë

Story i radhës

Profesionet që femrat i preferojnë tek një mashkull

Të fundit nga