“Bellum Omnium Contra Omnes”, apo Të gjithë kundër të gjithëve…?!

February 22, 2022
min lexim

Presidenti i Rusisë, z.Vladimir Putin, ndoshta i dehur dhe hipnotizuar se tepërmi nga analët, kronikat, mitët ose interpretimët e ndryshme fetare, kulturore, historike, politike dhe të tjera nga mesjeta,  mbi “Rusinë e parë të Kijevit” (“Prva Kjevskaja Rasija”) etj…Si duket, e ka për qëllim zhdukjen ose shfarosjen e përgjithshme të popullit dhe shtetit të Ukrainës nga hartat e ndryshme politike, gjeografike, historike etj…?!

Lutëm dhe uroj të jem i gabuar në këtë konstatim!? 

….!

Dikush duke i shërbyer euharistisë (falënderimit), epifanisë ose theofanisë (dukjes ose shfaqjes së Zotit Hyj) me shkrimët, vargjet, veprat ose artin e tij fetar, kulturor, historik, ushtarak, politik, diplomatik etj., si padashur dhe kujtuar as vet, i shërben blasfemisë! Pse (përse) ndodhi kjo? 

Sepse, publiku i gjërë ose auditoriumi popullor në disa neoliberale ose anarkoliberaliste, me tepër janë fetar ose laik, se sa auditorial ose audicional.
Mikelagjello Bonaroti pos tjerash njihet edhe si autor i dy veprave (kreveprave) të njohura artstike: “Pietta-Mallëngjimii” dhe “Goca (vasha) e mitur (adoleshente) me barkë të fryer ose shtatzënë.” 

Mikelanxhelloja, asokohe nga qarqet e ndryshme kishtare ose klerikaliste, u akuzua për blasfemi dhe apostazi. 

Ndërsa, Flavius Klaudius Julianus (Juliani) -mbreti ose peradori i njour romak i bizantit, me origjinè iliroshqiptare, i cili lindi në vitin 361 në Konstantinopojë (Stambolli i sotëm) bëri çmos për t’a ringjallur dhe riorganizuar religjioinn pagan dhe pushtuar temullin e njohur të Jeruzalemit. Nga kisha katolike, Juliani dikur u quajt edhe si Julius Apostata etj.

‘Të lirë, të lumtur, të urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, denuar dhe të mjerë…?! Kjo është dilema e njeriut besimtar, intelektual ose intelegjent.

Thuhet se në kohën e sundimit të Ban Kulinit, gjegjësisht të Shizmës dhe Inkuizicionit kishtarë (fetarë) ose pseudokulturorë në mesjetë: Në Bosnjen e asokohëshme ishte e përhapur edhe sekta ose organizata asketike, transubstancialiste, dogmatike, ose përverse dhe mitologjike e “bogomilëve serbian” etj… të cilët predikonin idenë herretike, disolutive, transubstancialiste, sipas të së cilës Zoti (Hyji) i ka pasur dy djem: Djalin e madh, Satanin ose Satanellin dhe djalin e vogël-Jezu Krishtin…Të cilët gjithënjë sipas “bogomilëve”, e kanë vrarë dhe luftuar njëri tjetrin. Duke e nënkuptuar këtu luftën ose konfliktin e vazhdueshëm në mes Djallit (Satanit) dhe Jezu Krishtit, gjegjësisht, në mes të së mirës dhe të së keqës. 

Nga aty, dikur me vonë thuhet se lindën ose filluan edhe luftërat mesjetare të kryqzatave së bashku me ikjet, përndjekjet ose dëbimet shekullore të etërve të shënjtë (papëve) nga Vatikani në Avinjo të Francës, shizma ose inkuizicioni dhe kështu me radhë. 

Përderisa, në shekujt 17 dhe 18, në Francë, ndodhej në ” fuqi” e ashtuquajtura “levizja” ose “organizata e vogël” asketiko- mitologjike e mbeturinave të hugenotëve, të udhëhequr nga Miguel de Molinouse dhe Madame de Gyjon, e njohur dhe e mbiquajtur asokohe si Kvijetizëm i përgjithshëm alkimisto-ezoterik ku përhapej dhe propagandohej e “vërteta” dhe “lavdia e madhe”  mbi “pemën e bekuar” dhe “eliksirin” e “jetës së pasosur” përtej asaj “anës tjetër” të vdekjës! (…).  

Herrezia ose mitologiizmi i mesipërm asketiko-mitologjik i Miguel de Molinousit dhe Madame de Gyjonit, ithtarët dhe simpatizantët e tyre minorë ose minoritar, asokohe i kishin helmuar ose alivanosur me “predikimet” e shumëta dogmatike, totemike, shamanike ose eshatologjike. 

Kjo deri me gjykimin e tyre të hapur nga ana e kryeipeshkvit të njohur të Cambrait, Fenelonit i cili njihej edhe si pedagogu dhe edukatori me i rëndësishëm ose kryesor në oborrin e atëhershëm mbretëror ose monarkisto-klerikalist të Francës së asokohshme pararevolucionare ose absolutiste. 

Ndonëse, Antoni Courte asokohe hugenotët do i quante dhe kualifikonte si “mbetje ose mbreturina të shkretëtirës së madhe kishtare ose teologjiike”! 

Ndërkaq, edhe rendi kishtar i Jezuitëve në Francë si dhe në shumicën e vendëve kristiane ose ortodokse, gjatë vitëve 1764 dhe 1773, do njihte ose përjetonte ndalesa, pëngesa, abdikcione ose kundërshtime të fuqishme nga ana e oborrëve të ndryshme perandorake, fetare, kulturore ose klerikaliste të Rusisë, Francës, Spanjës etj. 

Ndërkohë që mbreti ose perandori i Prusisë, Friedrichu, asokohe do u ofronte mbrojtje dhe strehim Jezuitëve të përfaqësuar kryesisht nga Franjo Ksaverski dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo deri në vitin 1814, me rastin e abolimit (abolicionit) dhe amnistimit të Jezuitëve në buzëmbremjen e “Kongresit të Vjenës” ose “Aleancës së Shenjë” me 1815. 

Në Rusi, Serbi, Turqi, si dhe në disa vende tjera, në vend të edukatës, kulturës, besimit, religjionit integral, nderit (moralit), politikës ose shkencave politike, jo rrallë fjalën kryesore e kanë shizma (skizmatizimi), mallkimi, “inkuizicioni modern”, si dhe vrasjet ose pushkatimet e egra fetare, kulturore, morale, shpirtërore, shtetrore, nacionale, familjare, farefisnore, gjenealogjike dhe të tjera të kundërashtarëve politik, konceptual, ideologjik dhe të tjerë. Pse (përse) kjo?! 

Sepse, itharët ose militantët e ndryshëm ekstrem, radikal ose fanatik, e kanë një konceptim, përceptim, akceptim dhe anticipim të verbër, të vrazhdë, rixhid, borxhez, skllavoproar, reaksionar, paradoksal dhe anakronik, qè i shohin dhe kundrojnë njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë dhe vlerat tjera, si një fakt ose realitet natyrorë ose ordinar. Gjegjësisht, si diçka të palevizshme (statike), natyrore ose ordinare. 

Kjo për faktin se” feja, religjioni, edukata, kultura, emancipimi, morali dhe besimi” së bashku me “artin e njohur politik ose diplomatik”, si dhe vlerat e njohura hyjnore ose universale të jetës së njeriut, i binden dhe nënshtrohen vazhdimisht të njëjtit ligj: ligjit të shndërrimit, nënshtrimit, konvertimit, mohimit, tjetërsimit etj. Mbase, ligjit të konfirmimit me vetvetën si dhe me gjithëçka tjetër brenda dhe jashtë saj. 

Në këtë rast, çdo gjë ose gjithëçka, sikur i zhvatët dhe nënshtrohet diktatit, tutelës ose monopolit të njohur politik, ushtarak (luftarak), administrativ, juridik, agjitues ose propagandistik të ‘politokracisë’ ose “klerokracisë  fetare, kulturore dhe politike”. Duke i bërë të pamundura ose inekzistente skemat ose formulat dialektike dhe evolutive-empirike të dialogut, korrespondencës ose komunikimit real dhe të barabartë të popullit dhe pushtetit sovran dhe legjitim të Ukrainës me ‘popullin e madh’ dhe “borgjezinë e lartë” ushtarake dhe politike në Rusi.

 U mor vesh se motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë, i pavarur, sovran, integral dhe autonom në një botë të sunduar ose dominuar nga “dishepujt” ose “apostujtë” e  ndryshëm të ‘mbretërisë së të keqës’, sipas Arthur Schopenahauerit, janë faktorët, indikatorët ose prediakatorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njerëzve të ditur, të guximshëm dhe liberatorë. Përderisa, frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm total ose absolut, si pezhorative ose një “alternativë solomonike” -ndaj nënshtrimit dhe robërisë së stisur ose kamufluar si liri, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur sipas të të cilit: të lirët, të diturit, të mençurit, të urtët, të pavarurit ose njerëzit sovran, autonom, integral, patriot dhe ekselent, e kanë idealin e jetës, çlirimit (lirisè) dhe përparimit të gjithëmbarëshem individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të robëruarit dhe të sëmuarit e ndryshëm, e kanë “motivin” dhe”idealin” e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrmit.

Ndonëse, me kalimin e vitëve ose me “ndërrimin e epokave”, njerëzit ose politikanët e ndryshëm ditorë ose periodikë, i tradhtojnë idhujt, miqtë, aleatët, liderët, partitë politike, ideologjitë politike ose ushtarake, konceptët e tyre, idealet ose vizionet e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera, më një “epokë tjetër” më të re ose më aktuale…Ashtu siç e tradhton një burrë gruan e tij për një grua tjetër më të bukur dhe më të re ose anasjelltas. 

Se këndejmi, çdo politikan ose diplomat, sipas H. Bergsonit, mendon ose reagon ndaj një politikani ose diplomati tjetër në kuptimin e asaj se liri, drejtëësi dhe barazi absolute nuk ka, por vetëm liri, drejtësi dhe barazi relative ose selektive. 

Kjo për faktin se i madhi, i forti (i fuqishmi) i pushtetshmi, i pasuri dhe i stisuri ose sajuari, në shtetët ose “shoqëritë e larta” postkomuniste, neoliberaliste ose anarkoliberaliste si Rusia, Serbia etj.. gjithëmonë kanë të drejtë në mjetët ose metodat e tyre pushtuese, militariste, hegjemoniste, imperialiste, kolonialiste, ekspanzioniste etj.

Në dukje te parë, kjo është pra filozofia e mbjelljes së optimizmit të antropomorforizuar në iluzion ose utopi, ku qielli me yje, është lebroz. 

Sidomos atëherë kur natyra ‘tretët’ ose shkrihet në mendjen dhe shpirtin e njeriut, objekti në subjekt dhe kështu me radhë…Kur natyra identifikohet me ‘procesin praktik dhe teorik të dëshirave, ndjenjave, instiktëve, epshëve ose orekseve iracionale dhe negative për t’i pushtuar (okupuar), sunduar, vrarë, zhdukur, masakruar ose shfarosur të tjerët në emër të kënaqësive, interesave, imagjinatave ose fantazive të ndryshme objektive dhe subjektive etj. 

Në këtë ‘ritual’ ose ‘celebrimë të përbashkët’ të mendjes (koshiencës), shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi “vullnetin për të jetuar” (wille zum leben). 

Kështu që “fenomenët” e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore, interferojnë dhe integrohen në vullnetin për të jetuar, që është thelbi i jetës dhe botës sonë. 

Për Immanuel Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herës është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë. 

Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon dhe pranon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, “veritates aeternae” (të vërtetat e përjetshme).

Vullneti për të jetuar, sunduar (okupuar) ose dominuar, edhe pa të drejtat dhe meritat e njohura shkencore, humaniste, historike, gjeografike, intelektuale, profesionale, mentale (psikologjike), fetare, kulturore etj., na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë dhe agoni të thellë.

Ndaj, edhe ndarja dhe thellimi i dy sferave të njohura filozofike, sferës racionale, të kufizuar nga parimi i arsyes, dhe asaj iracionale, të pakufizuar nga vullnetit për të jetuar, sunduar ose dominuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën. Sidomos atëherë kur vullneti bëhet pasion dhe fiksion abstrakt dhe absolut, apo pavetèdije individuale dhe kolektive.

P.S.

E vërteta, diskrecioni, konfidencialiteti, relevanca dhe serioziteti i objektit, janë bazat ose themelët kryesore të njohjes, identifikimit dhe kuptimit të funksionit dhe rëndësisë së subjektit dhe jo neorealizmi disfunksional ose anarkoteorik. 

Filozofët ose përfaqësuesit eminent të shkollës amerikane të emprizmit logjik (logjikës empirike) si Chomsky, Malcolm, Church, Mc. Quine, Nelson, Pap, Putnan, Searle, Kripke dhe të tjerë, në kuader të filozofisë analitike amerikane: Janë në favor të ndryshimit (substituuimit) dhe zëvendësimit determinant dhe paradigmatik të filozofisë spekulative, abstrakte ose skematike me studimet dhe analizat e thella esenciale ose substanciale të problemëve ose fenomenëve të ndryshme shoqërore, qytetare, fetare, kulturore, jetësore ose ekzistencialiste, të mbështetura ose bazuara në kuptimin ose saktësinë e njohur shkencore, logjike dhe gjuhësore (linguistike) ose terminologjike. 

Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst të suspektshëm ose dubioz edhe epistemologjinë revolucionare së bashku me logjikën e zbulimit shkencor, si dhe strukturën e njohur shkencore dhe humaniste të revolucionëve të njohura poltike, ushtatake, shkencore, industriale ose ekonomike-përballë kaosit dhe anarkisë së njohur fetare, kulturore, klasore, sociale, politike ose ushtarake. (lëxo “epistemologjinë revolucionare” të Thomas Kuhnit, Paul Feyerabendit, H. Putnamit etj.)

 Filozofia e njohur amerikane, nën ndikikim ose influencën e thesarit ose trashegimisë së përgjithshme mendore, intelektuale, fetare, kulturore, filozofike, transcendentale dhe metafizike të kontinenit të vjetër europian (sidomos atij anglo-sakson), respektivisht të metafizikës së mendimit, moralit dhe religjionit të njohur kalvinisto-puritanist: I vuri bazat ose themelët e para të filozofisë realiste dhe idealiste, nga narrativi dhe paradigmat e së cilës, lindën, u zhvilluan dhe afirmuan edhe etika dhe metafizika e njohur materiale ose materialiste së bashku me ekzistencializmin, deizmin (deistikën) dhe teizmin (theistikën), transcendentalizmin dhe të të ashtuquajturin “kantizmin dhe hegelianizmin e njohur amerikan” të përfaqësuar dhe prezantuar (reprezentuar) nga William Ellery Chaning, R. W. Emerson, Frederik H. Hedge, Margaret Füller dhe H. D. Thoreau etj., nga Shkolla e njohur filozofike e Saint Lousit në SHBA-s. 

Ndërkohë që transcendentalistët e njohur amerikan, asokohe do të angazhohën për një bindje, besim dhe mendim të lirë, të pavarur, sovran, autonom ose autentik, si dhe për një kristianizëm antidogmatik, antidemagogjik etj. (lëxo broshurat ose revistat e asokohëshme shkencore ose filozofike si “Journal of Speculative Philosophy”, “Philosophical Review” etj.) i cili triumfoi në vitët e njëzeta dhe tredhjeta të shekullit të kaluar, me rastin e shpërnguljes ose emigrimit masiv të shumë dijetarëve ose filozofëve të njohur gjerman në SHBA-s (Farber, Schütze, Gurwitsch etj..

Me ç’rast, krahas kantizmit dhe hegelianizmit, do të shquhët dhe afirmohët dukshëm edhe “fenomenologjia” e Husserlit së bashku me idealizmin transcendentalsist dhe materializmin kritik, biehorvial, dialektik ose ekzistencialist.

U kuptua se kritika dhe filozofia e njohur amerikane, në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike.

 Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur amerikane, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat, parimet, postulatet dhe aspiratat e njohura shkencore ose humaniste.

Kjo për faktin se kultura është frytë i arsyes dhe ndërgjegjës së lartë njerëzore ose qytetare, ndërkaq, arsyeja, vetèdija, edukata dhe kultura e njohur njerëzore ose qytetare, janë frytë dhe konstruksion historik i shoqërisë së lartë njerëzore (qytetare), kulturore, sociale, ekonomike, industriake, teknologjike etj.

E sidomos aty ku njerëzit e politikës ose diplomaisë, janë të mbrojtur ose imunizuar nga patologjia, gjegjësisht, nga analizat, ekzaminimët ose anamnezat e thella mentale (psikopatologjike), ligjore, morale, kadrovike, psikoizike, sociale, intelektuale, profesionale, intelegjente etj.

Mashtrimi ose gënjeshtra, janë një “auditorium i vogël”, ndërsa e vërteta, arsyeja, edukata dhe kultura, një audiencë e hapur, e madhe dhe shumë e lartë e masive- kundër tyre.

Triumfi i vërtetë i arsyes, ndërgjegjës, edukatës dhe kulturës së lartë, sipas Voletrit, është ai që iu udhëzon për të vazhduar rrugën me të tjerët.

U mor vesh se në pejsazhin, mozaikun ose panoramën e luftëtarëve të ndryshme pushtuese, imperiale ose kolonialiste: Edhe përkunder petkut, imazhit, mesazhit, solemnitetit, funebralitetit ose homazhit të saj trishtues ose funeral: Vdekja, rënja, heroizmi ose sakrifica e njohur në fushën e nderit ose altarin e lirisë, janë ajo drita tjetër e jetës që i bën njerëzit ose popujt, të përjetshëm ose të pavdekshëm.

Ukrainasit, në anën e tyre e kanë të drejtën e njohur hyjnore, natyre, antropohistorike, antropogjeografike, antropobiologjike, antropokulturore dhe antropolitike.

ASh

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fundi i një epoke, nuk do të ketë më smartfonë BlackBerry

Story i radhës

Gjermania e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Lituani

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë