Fundi i një epoke, nuk do të ketë më smartfonë BlackBerry

Nuk do të ketë një ringjallje të telefonëve BlackBerry. OnwardMobility, startupi Amerikan zbuloi planet për të lançuar një pajisje BlackBerry 5G në 2020-ën me tastierë fizike.

Megjithatë ditën e sotme kompania tha se do të mbyllte aktivitetin e saj. Edhe pse nuk zbuloi arsyet pas mbylljes, Android Police pak ditë më parë tha se licencimi i ishte anuluar për Onward Mobility.

Gjithashtu BlackBerry dëshiron të distancohet nga e kaluara e prodhuesit të smartfonëve pasi shiti patentat e saj të fundit mobile për 600 milionë dollarë në fillim të muajit Shkurt.

Priv ishte telefoni i parë Android dhe i vetmi i dizajnuar nga vetë BlackBerry përpara se ta licenconte prodhimin tek TCL. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHKBB heton 5 policë në Korçë

Story i radhës

“Bellum Omnium Contra Omnes”, apo Të gjithë kundër të gjithëve…?!

Të fundit nga