Jude Bellingham është prioriteti i Manchester United.
Manchester United nën drejtimin e trajneri të tyre të ri, Erik ten Hag janë duke e ‘pastruar’ klubin.
Ata kanë larguar një numër të madh lojtarësh, andaj janë në kërkim të zëvendësimit të tyre.
Sipas ‘The Athletic’, prioriteti për mesfushën e ‘Djajve të Kuq’ është lojtari i Borussia Dortmund, Bellingham.
Anglezi ka kontratë me BVB deri në vitin 2025, por interesimi i klubeve të tjera mund të ndikojë që ai të ndryshojë ambient.
Përveç United edhe Real Madridi kanë shfaqur interesim për 18 vjeçarin.
Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e talentit të ri.