Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se Këlliçi është paraqitur në SPAK për kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë.
Kujtojmë se Këlliçi ka kryer disa denoncime në SPAK, lidhur me inceneratorin e Tiranën si dhe ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë për dosjen 5D.
Po ashtu, Këlliçi ka depozituar dhe një kallëzim ndaj Drejtorit të Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që drejtohej nga Redi Molla, shtetasi Elvin Tivari.
Burimi: botasot.info