Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi përmes profilit të tij në fejsbuk ka bërë të ditur se është dorëzuar në Qeveri propozimi që masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë të shtyhet deri në fund të shkurtit 2022.
“Ministria e Ekonomisë i ka dorëzuar Qeverisë Vendimin me të cilin propozohet që masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë të shtyhet deri në fund të muajit shkurt 2022”, ka shkruar ministri Bekteshi në profilin e tij në fejsbuk.
Më 4 dhjetor 2021, Qeveria e miratoi vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë si buka, sheqeri, mielli – tip 400, vaji i ushqimit të lulediellit, qumështi i përhershëm me përmbajtje yndyrore 2.8%, 3.2% dhe 3.5 %. mish i freskët dhe produkteve të mishit, djathë dhe gjizë, dhe më pas lista e produkteve u zgjerua me vezët, orizin dhe pastat.
Përjashtohen çmimet e zbritjeve të përkohshme që ishin të vlefshme më 1 dhjetor 2021.
Ky vendim është i vlefshëm deri më 31 janar 2022.
Të fundit nga
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se ndonëse komunat mund
Katy Perry u nderua me çmimin “Video Vanguard” të këtij viti në “MTV Video Music Awards”,
Tenisti francez Benoa Pier bëri atë për të cilën njihet – tronditi publikun, pasi humbi një
Britania e Madhe i ka dhënë leje Ukrainës, mbrapa dyerve të mbyllura, që t’i përdorë raketat
1 Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka hedhur poshtë akuzat se me ligjin për “branitellat” po