Aktakuzë ndaj gjermanes që radikalizoi fëmijët në Siri

January 28, 2022
1 minut lexim

Prokurorët gjermanë kanë ngritur aktakuzë kundër një gruaje për anëtarësim në grupin terrorist të Shtetit Islamik dhe për indoktrinimin e fëmijëve të saj përmes mësimeve radikale islamike, si dhe për përpjekjen për të rekrutuar anëtarë të rinj të IS-it.

E akuzuara dhe vajza e saj atëherë 4-vjeçare udhëtuan për në Siri në fillim të dhjetorit të vitit 2014, kundër vullnetit të babait të fëmijës, thanë prokurorët.

Gruaja akuzohet, gjithashtu, se kishte marrë fëmijën e saj, atëherë 6-vjeçar për të parë një gjuajtje publike me gurë dhe se i tregonte fëmijës së saj video të ekzekutimeve.

E akuzuara dyshohet se u martua me disa anëtarë të grupit militant Shtetit Islamik dhe lindi dy djem në Siri, sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Ajo, po ashtu, besohet se ka marrë pjesë në skllavërimin e disa pjesëtarëve të komunitetit jazidi.

E akuzuara u arrestua në Siri në fillim të vitit 2019 dhe kaloi kohë në dy kampe kurde me fëmijët e saj.

Ajo u arrestua më 7 tetor kur hyri në Gjermani nëpërmjet aeroportit të Frankfurtit dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.

Akuzat kundër saj përfshijnë krime kundër njerëzimit, anëtarësim dhe mbështetje për një organizatë terroriste jashtë vendit, rekrutim dhe ekspozim të të miturve ndaj rrezikut.

Gjykata në qytetin gjerman Celle duhet të vendosë nëse çështja duhet të shkojë në gjykim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bekteshi: Masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë do të vazhdojë deri në fund të muajit shkurt

Story i radhës

Vesa Luma dhe djali i saj infektohen me COVID-19

Të fundit nga

Kërkojnë rikthimin te fitorja

Ka startuar në orën 20:45, dueli mes Juventusit dhe Venecias i vlefshëm për javën e 16-të të Serisë A.   Bardhezinjtë e Tiago Motës, vijnë në këtë përballje pas 3 barazimesh radhazi teksa
ShkoLartë