Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka zhvilluar takim me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e saj, Zonjën, Kejt Meri Bërns.
Gjatë takimit, ministri dhe ambasadorja diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, pasojat ekonomike që mund të ndodhin si pasojë e konfliktit ruso-ukrainas, si dhe realizimin e projekteve infrastrukturore, para së gjithash në fushën e energjetikës të cilat janë kyçe për zhvillimin e vendit tonë.
Në kuadër të takimit, ministri prezantoi projektet e realizuara dhe aktivitetet e planifikuara të Ministrisë së Ekonomisë në fushën e energjetikës, tregtisë, inovacionit, mbështetjes së investitorëve të huaj.
Ministri Bekteshi e informoi ambasadoren për pakon e 26 masave të miratuara nga Qeveria në mbështetje të ekonomisë dhe theksoi se situata po monitorohet nga afër, veçanërisht në sferën e çmimeve të energjisë, për të cilat po zhvillohen skenarë për rezultate të mundshme.
Ministri Bekteshi shprehu mirënjohjen e tij për Qeverinë e SHBA-së si partner kryesor strategjik, e cila vazhdimisht i jep mbështetje të konsiderueshme Qeverisë sonë në zbatimin e aktiviteteve që synojnë rritjen ekonomike dhe stabilitetin e vendit.
Në takimin mes ministrit Bekteshi dhe ambasadores Bërns, u bisedua edhe për vendosshmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve me theks të veçantë në nxitjen e projekteve dhe investimeve që do të mundësojnë pavarësinë e përhershme dhe të qëndrueshme energjetike të Maqedonisë së Veriut.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se sfida kryesore për ekonominë e vendit për momentin është ballafaqimi me pasojat ekonomike të konfliktit ruso-ukrainas.
Në takim u shpreh mirënjohja për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut, e cila si aleate e NATO-s iu bashkua thirrjes për ndërprerjen veprimeve ushtarake në Ukrainë.

Bekteshi-Bërns: SHBA-të janë partner strategjik i RMV-së, mbështetja ekonomike është kyçe për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit

- Trajneri i Chelseat: Me kaq shumë lojtarë të rinj kemi arritur objektivin tonë
- Anulohet përkohësisht enkriptimi për bisedat në X
- A po afron një koalicion LVV–Nisma? Analistët komentojnë edhe për të ardhmen e Nisma-s
- “Një industri mafioze!”- Berisha nxjerr pamjet: Votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi partia!
Të fundit nga

Trajneri i Chelseat: Me kaq shumë lojtarë të rinj kemi arritur objektivin tonë
Trajneri i Chelsea-s, Enzo Maresca është shprehur tejet i lumtur me trofeun e Ligës së Konferencës. ‘Blutë’ e Londrës të mërkurën mbrëma mundën Real Betisin, me rezultat 4-1, në finalen e kësaj

Anulohet përkohësisht enkriptimi për bisedat në X
Përdoruesit e X nuk mund të dërgojnë më mesazhe të enkriptuara në platformë. Kompania tha përmes një përditësimi se do të ndërpriste funksionalitetin ndërsa po punon për të bërë përmirësime. Përdoruesit ende

A po afron një koalicion LVV–Nisma? Analistët komentojnë edhe për të ardhmen e Nisma-s
Sot (e enjte) ka dështuar edhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Tashmë ekzistojnë deklarime se kuvendi ka filluar të bëhet “një shfaqje” që përsëritet, por ka të atillë

“Një industri mafioze!”- Berisha nxjerr pamjet: Votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi partia!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sërish procesin zgjedhor të 11 majit 2025, duke publikuar pamjet e një patronazhisti që sipas tij, ka manipuluar me votën e diasporës. Berisha tha se

Palminteri: Besoj se pengesat midis Shkupit dhe Sofjes nuk janë aq të ndërlikuara, sa të mos mund të tejkalohen
1 Shtip, 29 maj – Ambasadori i Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Paolo Palminteri, beson se pengesat me të cilat për momentin i kanë Bullgaria dhe Maqedonia nuk janë aq të