Presidenti Niinisto bisedon me Putinin mbi gjendjen në Ukrainë

Sot, Presidenti Sauli Niinisto bisedoi me Presidentit rus Vladimir Putin lidhur me situatën në Ukrainë.

Presidenti Niinistö vuri theksin tek katastrofa e përkeqësuar në Ukrainë dhe vuajtjet e thella njerëzore, të cilat po ndikojnë thellësisht opinionin perëndimor.

Presidenti Niinistö theksoi nevojën për të vendosur një armëpushim të menjëhershëm dhe për të siguruar evakuimin e sigurtë të civilëve përgjatë korridoreve humanitare. Për më tepër, Presidenti Niinistö tërhoqi vëmendjen mbi sigurinë e termocentraleve bërthamore në Ukrainë.

Presidenti Niinistö tregoi për bisedën e tij më parë sot me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe përsëriti gatishmërinë e Presidentit Zelenski për të biseduar direkt me Presidentin Putin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dieng: Mane është një lojtar i madh

Story i radhës

Bekteshi-Bërns: SHBA-të janë partner strategjik i RMV-së, mbështetja ekonomike është kyçe për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit

Të fundit nga