Bekim Sali: Nuk do të hiqen certifikatat e vaksinimit në Maqedoni

January 31, 2022
1 minut lexim

“Maqedonia është në valë të re të koronavirusit dhe numri i të infektuarve nuk po ulet, megjithatë nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese”.

Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, i cili shtoi se gjendja e me pandeminë ndiqet me vëmendje dhe se nuk do të ketë heqje të ceritifikatave të vaksinimit, masë që ka filluar të zbatohet në disa vende evropiane.

Ministri Bekim Sali ka bërë të ditur se vazhdon të ketë komunikim me homologun e tij nga Kosova, në lidhje me masat në kufi për hyrje në Kosovë.

Ai tha se ministri i Kosovës i ka thënë se nuk ka parakushte për lehtësimin e hyrjes së shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Kosovë.

“Situata ende është alarmante dhe nuk ka parakushte për të lehtësuar hyrjen në atë shtet (Kosovën)”, tha Sali.

Ndërkaq Kosova nga 24 janari ka vënë në fuqi vendimin që hyrjet në territorin e saj të bëhen vetëm me tre doza të vaksinës anti-Covid apo me dy doza të vaksinës dhe test PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bie zjarr në katin e pestë të një banese në Tiranë

Story i radhës

A do të hiqen certifikatat e vaksinimit në RMV? Flet ministri Sali

Të fundit nga

ShkoLartë