bekim sali ne vlore per 28 nentorin flamuri kuqezi na bashkon kudo qe jemi 6b0ab3b21d53a

Bekim Sali në Vlorë për 28 Nëntorin: Flamuri kuqezi na bashkon kudo që jemi

November 28, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri Bekim Sali ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë, me rastin e 28 Nëntorit. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi, Sali ka kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, duke theksuar rëndësinë e flamurit, gjuhës dhe identitetit kombëtar shqiptar.

“Sot, në Vlorë, pata nderin të marr pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar, së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

28 Nëntorin e filluam pikërisht aty ku nisi historia jonë kombëtare. Para 114 vitesh, më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali dhe burrat e kombit shpallën Pavarësinë e Shqipërisë dhe ngritën flamurin që u bë simbol i lirisë, dinjitetit dhe identitetit tonë kombëtar.

Sot, në të njëjtin vend historik, kujtojmë me krenari rrugëtimin tonë, sakrificën e brezave dhe amanetin për ta ruajtur gjuhën, flamurin dhe dashurinë për kombin.

Flamuri kuqezi na bashkon kudo që jemi, sepse kemi një histori, një gjuhë dhe një identitet që duhet t’ua përcjellim brezave që vijnë.

Lavdi të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë tonë!

Gëzuar 28 Nëntorin!”, ka shkruar Bekim Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mot me vranesira dhe me shi ne male bore 6b0ab2cb7925c
Lajmi i mëparshëm

Mot me vranësira dhe me shi, në male borë

gucati denon gjuhen ofenduese ndaj bashkim jasharit eshte e turpshme organet e drejtesise duhet te reagojne 6b0ac4606902b
Lajmi i radhës

Gucati dënon gjuhën ofenduese ndaj Bashkim Jasharit: Është e turpshme, organet e drejtësisë duhet të reagojnë

Të fundit nga

ShkoLartë