Tenisti 36-vjeçar Rafael Nadal është bërë baba për herë të parë. Gruaja e tij Maria Perello lindi një djalë në një klinikë private në Majorka. Lajmi është publikuar nga gazeta spanjolle Diario de Mallorca.
Një burim u shpreh për gazetën se nëna dhe fëmija i saj i lindur në javën e 37-të të shtatzënisë, janë mirë. Çifti mund ta quajnë djalin e tyre Sebastian pasi është emri i babait dhe stërgjyshit të Rafaelit. Nuk ka pasur ende asnjë njoftim zyrtar nga Rafael apo gruaja e tij për lindjen e djalit.
Kujtojmë që tenisti e konfirmoi shtatzëninë e saj në një konferenccë për mediat në qershor.
Rafael u tha gazetarëve: “Nëse gjithçka shkon mirë, unë do të bëhem baba. Nuk jam mësuar të flas për jetën time private. Jetojmë më të qetë me një profil më të ulët. Nuk pres që jeta ime të ndryshojë shumë me ardhjen e tij.’