begaj uron kurtin per rezultatin shqiperia do te vijoje te mbeshtese kosoven ne cdo hap te rrugetimit te saj 6a26901827493

Begaj uron Kurtin për rezultatin: Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit të saj

June 8, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Begaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar: “Urime Albin Kurti për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës! Përgëzoj qytetarët e Kosovës për pjekurinë e treguar në një proces zgjedhor të rregullt, të qetë dhe demokratik, që dëshmoi edhe një herë forcën e institucioneve dhe të kulturës demokratike të shtetit të Kosovës”.

Tutje ai ka thënë se “në këtë fazë, është me rëndësi që të gjitha forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive për të garantuar dialogun dhe kompromisin institucional, në funksion të stabilitetit, zhvillimit të mëtejshëm të vendit dhe përmbushjes së aspiratave të qytetarëve të Kosovës.

Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit të saj euroatlantik dhe evropian”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

filipine termeti me magnitude 78 shkakton vdekje dhe shkaterrime 6a268b879790a
Lajmi i mëparshëm

Filipine/ Tërmeti me magnitudë 7,8 shkakton vdekje dhe shkatërrime

partizani skishim informacione per ekzistencen e ndonje pronari apo nese ishin zaptuar zbardhet deshmia e violeta shqevit 6a26909028b0f
Lajmi i radhës

“Partizani”/ “S’kishim informacione për ekzistencën e ndonjë pronari, apo nëse ishin zaptuar!”, zbardhet dëshmia e Violeta Shqevit

Të fundit nga

ShkoLartë