Befason Ganja: Nëse Mërgim Lushtaku do ta përdorte potencialin e tij, Bislimi do të ishte në klinikë shëndetësore

July 14, 2023
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur edhe një herë pas dhunës së përdorur gjatë seancë së djeshme në Kuvendin e Kosovës,

Musliu tha se reagimi i Lushtakut ishte spontan, pasi po të përdorte potencialin e tij fizik, zv.kryeministri Bislimi do ta përfundonte në ndonjë klinike.

“Mërgim Lushtaku vjen nga Prekazi i Drenicës, i cili ka dhënë shumë për lirinë e këtij vendi dhe për shtetin e Kosovës. Mërgimi është një djalë i jashtëzakonshëm, i kujdesshëm, i matur, por normal që as Mërgimi nuk lejon që të grushtohet nga një zv.kryeministër. Ai është mbrojtur në atë moment. Është kursyer se sikur ta kishte përdorur potencialin e tij që e ka fizik dhe energjinë e tij, Besnik Bislimi ndoshta nuk do të ishte sot aty por në ndonjë klinikë shëndetësore.”

Ajo tha se ata nuk kanë shkuar të sulmojnë.

Kjo tregon që ne në asnjë rrethanë nuk kemi shkuar të sulmojmë askënd. Vetë fakti që Albin Kurti gjatë gjithë kohës ka qenë në mes të turmës të deputetëve, nuk e ka marrë asnjë lëndim, nuk e ka prek askush as me gishin e vogël, që thotë populli, kjo tregon që ne nuk kemi pas synim ta godasim askënd”, u shpreh Musliu.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti bullgar kritikon qëndrimin e qeverisë për dërgimin e armëve në Ukrainë

Story i radhës

Reagimi i Ramës për imunitetin e Ahmetajt/ Nazarko: Kryeministri dha një mesazh edhe për administratën publike

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë