Reagimi i Ramës për imunitetin e Ahmetajt/ Nazarko: Kryeministri dha një mesazh edhe për administratën publike

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në ABC News komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama pasi Kuvendi i hapi rrugën SPAK-ut për hetimin dhe arrestimin e ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas Nazarkos, Rama përcolli një mesazh edhe për administratën publike që udhëheq.

“Rama konfirmoi një mesazh që e ka pasur si lajtmotiv në qasjen e tij ndaj drejtësisë së re dhe SPAK-ut dhe institucioneve të reja që po ngrenë stekën e veprimeve të tyre përndjekës. Konfirmoi këtë qëndrim dhe ky konfirmim në një moment si ky, ku parlamenti i hapi drejtësisë merr një domethënie tjetër.

Ka mesazhe që janë të lidhura me atë që ndodhi apo me fatin e një bashkëpunëtori kaq të rëndësishëm për të, mesazhi që lidhen me rastin konkret por që vlejnë edhe për sjelljen e administratës publike tash e tutje.

Në gjykimin tim, në rastin e mesazheve konkrete me Ahmetajn, Rama u përpoq të ishte sa më gjakftohtë dhe duke lënë të kuptohet se i beson drejtësisë dhe se ishte një vendim i pashmangshëm për shkak të faktit se SPAK paraqiti në parlament në dosje voluminoze. Pati një lloj justifikimi dhe shpjegimi logjik për vendimin që mori shumica që udhëheq.”, tha Nazarko.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Befason Ganja: Nëse Mërgim Lushtaku do ta përdorte potencialin e tij, Bislimi do të ishte në klinikë shëndetësore

Story i radhës

Lëngu që ju ndihmon të bëni gjumë të mirë

Të fundit nga