Bedri Ajdari i bashkohet ASH-së

November 5, 2022
1 minut lexim

Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e disa të dënuarve në rastin “Monstra”, i është bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët. Kjo është bërë e ditur nga Arben Taravari, u.d. kryetar i ASH-së, i cili ka postuar në rrjetet sociale një foto me z.Ajdari dhe ish kryetarin Ziadin Sela.

Më poshtë mund ta lexoni pa ndërhyrje, postimin e Taravarit.

Bedri Hajdari mirë se vjen në Aleancën për Shqiptarët, Aleancën e vetme për drejtësi

Bedri Hajdari është shndëruar tanimë në një simbol të rrezistencës dhe betejës kundër padrejtësisë në këtë shtet. Ai është zëri i familjarëve të të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe jo vetëm. Bedriu është bërë zëri i shumë shqiptarëve, familjarët e të cilëve po vuajnë padrejtësisht nga proceset e montuara politike.
Si shumë shqiptarë të tjerë edhe Bedri Hajdari po bashkon forcat me Aleancën për Shqiptarët, si shpresë e vetme për rikthimin e drejtësisë në këtë vend, për jetë të sigurtë e të lirë, për barazi para ligjit.

Çdo besim i çdo qytetari që kohën e fundit sa vijnë e shtohen, paraqesin jo vetëm nder, por edhe një barrë të madhe të përgjegjësisë në këtë vend. Ashtu si edhe në të kaluarën, Aleanca për Shqiptarët do të jetë zëri i çdo njërit që i bëhet padrejtësi, që kërkon drejtësi, jo vetëm për të ardhmen, por fillimisht për të sotshmen.

Mirë se vini e na priftë e mbara!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kosova e ka në dorë kualifikimin, Demaj, Hajdari, Aliu, Marku të mobilizuara

Story i radhës

Mos/Veprimi shtetëror i qeverisë!

Të fundit nga

ShkoLartë