Bebe Rexha flet për patriarkalizmin shqiptar në “Rolling Stones”: Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë në lojë gratë

min lexim

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha në një intervistë për “Rolling Stones” ka folur për kulturën dhe traditën shqiptare. Ajo ka promovuar albumin e saj më të ri të quajtur ‘Bebe’.

Në rrëfimin e saj, ajo ka prekur edhe familjen e prindërit e saj duke u shprehur se mentaliteti i saj është që gjithmonë të marrë më të mirën, kjo sepse vjen nga rritja në një familje emigrantësh. “Ata janë më paranojakë. Më të stresuar. Ndjehem sikur i kam marrë disa nga ato cilësi nga familja ime sepse kalojnë nëpër breza, por duhet të mësosh se si të tërhiqesh nga kjo”, rrëfeu këngëtarja dibrane.

Bebe është kritikuar dhe bullizuar për shkak të peshës.

Sakaq ajo u ndal te patriakalizmi shiptar duke thënë se “Mos më keqkuptoni, e dua kulturën time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë ndihem sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë. Burrat hanë të parët. Burrat flasin të parët. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë ‘në lojë’ gratë,”-shtoi Bebe.

Megjithatë shtoi se pavarësisht kritikave, është krenare për origjinën e saj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Mision i ri i një beteje të vjetër”, Luçiano Boçi: Të mbyllet përfundimisht Inceneratori i Elbasanit! Është dënim kolektiv me vdekje

Story i radhës

Akanji: S`kemi kohë për relaksim, të fitojmë të dielën

Të fundit nga