“Mision i ri i një beteje të vjetër”, Luçiano Boçi: Të mbyllet përfundimisht Inceneratori i Elbasanit! Është dënim kolektiv me vdekje

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka kërkuar mbylljen përfundimtare të inceneratorit të Elbasanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi u shpreh se ky incenerator është dënimi kolektiv me vdekje për qytetarët e Elbasanit.

“Po i rikthehem tashmë me një mision të ri një beteje të vjetër! Si qytetar i Elbasanit, si përfaqësues i përhershëm i banorëve të këtij qyteti, si mbrojtës i të drejtës së tyre për tyre për jetë unë kërkoj fikjen dhe mbylljen përfundimtare të Inceneratorit të Elbasanit.

🔥Inceneratori i Elbasanit është dënimi ynë kolektiv me vdekje nga një skotë e paskrupullt.

📂Kjo është një gjurmë e kësaj beteje të hershme mes meje dhe atyre që nuk pyesin për Elbasanin”, ka shkruar Boçi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti i UEFA-s propozoi një revolucion që do të ndryshojë përgjithmonë futbollin botëror

Story i radhës

Bebe Rexha flet për patriarkalizmin shqiptar në “Rolling Stones”: Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë në lojë gratë

Të fundit nga