Shkurt dhe shqip. Dialogu Kosovë-Serbi, zhvillohet vite me radhë. Dialogun e inicoi Serbia. E pabesueshme! Dialogun e inicon shteti egzekutor I krimit të tmerrshëm gjenocidial. Serbët në Kosovë, falë politikes së Beogradit, përveq tjerash, janë izoluar, veprojnë ekskluzivisht sipas dirigjimeve nga Beogradi, nuk e pranojn dhe nuk e rrespektojnë shtetin e Kosoves.
Zhurma më e madhe bëhet për njifarë Associacioni të komunave serbe në Kosovë. Është befasues fakti se pse nuk kuptohet insrtitucioni dhe domethënja e asociacionit. Asociacionin nuk e formon shteti apo shtetet. Këtu në SHBA vërej mjaft asociacione. Ai që më bie në sy, në vendbanimin tim është asociacioni për grumbullimin e mbeturinave.
Historia nuk e njef që nji asociacion ta formojnë dy shtete për interes të nji pale të tretë – konkretisht për interes të serbëve në Kosovë. Jo jo. Serbët në Kosovë, askush nuk mund ti ndalon për formimin e nji asociacioni por, ai duhet me qenë në suaza të Kushtetutes dhe legjislacionit të shtetit.
Mënyra se si po veprohet në dialog, pretendon nji gjë krejt tjeter dhe, totalisht del jasht kuptimit të institucionit të asociacionit. Serbët dhe Serbia, insistoin që asociacionit ti ipen kompetenca egzekutive, kompetenca te cilat ia hapin rrugën për marrje edhe të vendimeve të tilla, të cilat ua hapin rrugen për ndarje nga Kosova.
Para 4-5 viteve, e përpilova nji artikull, në gjuhë angleze, shkurtazi duke e prezentuar, historin e tmerrëshme të Serbis ndaj shqiptarëve. Këtë artikull, përmes rrjetit elektronik, e kam distribu dhe e distriboi. Ua kam dërgu UE, DASH-it dhe te tjerve. I mbrami ishte që, përmes DASH-it, ia dërgova edhe zotit Escobar, por, si thot populli, sa pare ban.
Po shqiptarët në Serbi
Vite me radhë, UE apo BE, angazhohet për kinse të drejtat e Serbëve në Kosovë, të cilat, në asnj mënyrë, nuk janë të cenuara. Përkundrazi, me kushtetutëtë, serbët janë të favorizuar, në krahasim me minoritetet tjera, që është e turpëshme.
Ndoshta është dobësi e të kaluares së Kosoves por, edhe e Shqipëris!! Megjithatë, do ia shtroi pyetjen BE-s, madje edhe SHBA-s, se, a kanë njohuri se edhe në Serbi ka shqiptar – Preshevë, Bujanovc…. Zatën, a mos duhet edhe atje të themelohet nji Asociacion I llojit I cili pretendohet në Kosovë.
Deri sa serbët, në Kosovë, falë Beogradit, as që e rrespektojnë shtetin e Kosoves, e shtroi pyetjen se çfarë janë të drejtat e shqiptarëve në Serbi. Nuk mund t’ia hy në detale por, sa për ilustrim, po e veqoi vetem nji fakt, të cilin e kam has në mediate dhe kosovare edhe serbe, shqiptarët, në Serbi, nuk kanë të drejtë ta botojnë, në gjuhen shqipe, qoft edhe nji tekst shkollor, pa lejen e Qeveris serbe!!!
Si do të reagoi Serbia, në se shqiptarët, në Serbi, do të pretendoin formimin e nji Asociacioni të ngjajshem me atë, te cilin Serbia e insiston në Kosovë?!
Në se BE, këtë fakt, të tmerrshëm nuk e ka në dijuri, duhet me ua përkujtu, me insistim që, ashtu si vepron në Kosovë, duhet të veproi edhe në Serbi.
Shqiptarët edhe të Lugines, janë pjesë e popullit, kombit shqiptar. A meritojn sadopak kujdes, përkrahje…..