Ahmeti në Prishtinë flet për projekte dhe për dialogun, Sela flet për Ali Ahmetin

Kryetari i ASH-s, Zijadin Sela më datë 2 shkurt ka qëndruar në Prishtinë për të vizituar krerët e partive politike, kryeministrin Kurti dhe presidenten e shtetit znj. Osmani.

Rikujtojmë se ditë më parë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me ministra të Bashkimit Demokratik për Integrim kishte takim me kryeministrin Kurti për të folur për projekte konkrete dhe për dialogun Kosovë-Serbi. Projekte këto të cilat pritet të fillojnë e disa edhe të finalizohen.

Ndryshe nga Ahmeti, Sela vizitën e tij e shfrytëzoi duke vazhduar ta përmend Ali Ahmetin njëjtë si ditëve tjera siç e përmend në çdo deklaratë e medium. Duket se Selës i ka ardhur fundi si kryetar partie pasi që ditëve të fundit sillet emri i Arben Taravarit i cili do të zë vendin e tij në krye të ASH. Jo rastësisht ishte edhe së bashku me Selën në këtë vizitë në kryeqytetin e Kosovës.

Burimi: politiko.mk

 

 

Story i mëparshëm

Vaji i kokosit, si ta përdorni për të trajtuar flokët tuaj

Story i radhës

BE-së, madje edhe SHBA-së: Për serbët në Kosovë vraponi pa ndërprerë, por nuk iu shkon fare mendja për shqiptarët në Serbi

Të fundit nga