Komisioni i Bashkimit Evropian po planifikon rregullore të posaçme për njohjen në mbarë Evropën të lejeve të vozitjes nga Ukraina, sipas qeverisë gjermane.
Masa, siç u zbulua në një përgjigje të qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje parlamentare, synon të ndihmojë refugjatët ukrainas dhe kompanitë e transportit që të vazhdojnë të operojnë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.
Qeveria federale dhe shtetet individuale gjermane po diskutojnë procesin me Komisionin Evropian.
Të huajt që banojnë në Gjermani dhe vijnë nga vende jo anëtare të BE-së, përgjithësisht lejohen të ngasin makinën vetëm për gjashtë muaj me patentën e tyre nga vendi prej nga vijnë.
Pas kësaj, një leje drejtimi e lëshuar në Gjermani bëhet e nevojshme – por kjo mund të jetë një barrë e madhe financiare për një refugjat.
” Komisioni i BE-së po planifikon një marrëveshje transporti rrugor me Ukrainën, e cila, ndër të tjera, do të parashikojë njohjen e përkohshme të lejeve të vozitjes dhe certifikatat e kompetencës për transportin e mallrave”, tha qeveria.
Lufta në Ukrainë nisi më 24 shkurt me një sulm të paprovokuar nga Rusia. Që nga fillimi i luftës, vendet e Bashkimit Evropian kanë dërguar ndihma të shumta në Ukrainë dhe kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë./REL