Dorëzohet Bayerni, vendos çmimin për Lewandowskin

Gjiganti gjerman, Bayern Munich, si duket është dorëzuar në garën për ta mbajtur sulmuesin, Robert Lewandowski, ku tani ka vendosur çmimin për yllin polak.

Të gjitha skuadrat e interesuara në shërbimet e Lewandowskit, dhe dëshirojnë ta transferojnë atë në këtë verë, duhet të paguajnë një dëmshpërblim afro 40 milionë euro.

33-vjeçari këmbënguli se do të largohej nga skuadra gjermane këtë verë, pasi pret që klubi ta shesë atë në vend që ta humbasë falas vitin e ardhshëm, duke thënë se nuk ka ndërmend të luajë përsëri për Bayernin.

Si pasojë e kësaj, kampioni gjerman ka vendosur çmimin e polakut, ku tani është i hapur që të hyjë në bisedime me skuadrat e interesuara.

Ndërkaq, garën për shërbimet e Lewandowskit është duke e kryesuar Barcelona, por që kjo e fundit sipas disa raportimeve besohet që po heziton të ofrojë më shumë se 33 milionë euro.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Droni e kapi duke ujitur kanabisin, arrestohet 45-vjeçari

Story i radhës

BE-ja planifikon njohjen e lejeve të vozitjes së Ukrainës

Të fundit nga