BE: Invazioni i Rusisë në Ukrainë mund ta rrisë në rekord inflacionin

July 15, 2022
min lexim

Komisioni Europian parashikon që invazioni i Rusisë në Ukrainë mund ta rrisë “në vlerë historike” me 7.6% inflacionin në eurozonë. Kjo nënkupton një rritje të ngadalshme ekonomike në periudhën 2022 dhe 2023.

Inflacioni në eurozonë parashikohet të rritet në “vlerë historike” deri në 7.6% për shkak të ndërhyrjes ruse në Ukrainë, bëhet e ditur nga një parashikim i Komisionit Europian publikuar të enjten (14.07). Shifra e lartë rekord, që përfaqëson normën mesatare të pritshme të inflacionit për vitin, ka një rritje me 6.1% nga parashikimi i muajit të kaluar.”Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon të hedhë hijen e saj të gjatë ndaj Europës dhe ekonomisë sonë, tha Komisioneri i BE-së për Financat, Valdis Dombrovskis.

Lufta ka bërë që të rriten çmimet e ushqimeve dhe të energjisë në vendet e Europës në përpjekjet e tyre për t’u bërë ballë sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe cënimit të infrastrukturës kyçe. “Rreziqet për parashikimin e aktivitetit ekonomik dhe të inflacionit janë të lidhura fort me zhvillimet e luftës dhe pasojat e saj ndaj furnizimit me gaz në Europë,” theksohet në deklaratën e BE-së.

Image

Paolo Gentiloni

Rritja ekonomike në modusin e ngadalësimit

Kësisoj BE-ja i uli sërish parashikimet për rritjen ekonomike në eurozonë duke iu referuar pasojave të invazionit të Rusisë në Ukrainë. Duke iu referuar rritjes ekonomike për vitin 2023 parashikimi i Brukselit është tani me rreth 1.4% nga vlerësimi i mëparshëm që parashikonte rritjen me 2.3%. “Zhvilimi i luftës dhe pasiguria e furnizimeve me gaz janë të panjohura, ndaj parashikimi aktualisht konsiston në një shkallë të lartë pasigurie dhe zhvillimi negativ”, tha Komisioneri i Ekonomisë, Paolo Gentiloni në një konferencë shtypi të enjten (14.07).

Nuk pritet recesion

Ndonëse rritja ekonomike parashikohet e ngadaltë, kryesisht sa i përket vitit të ardhshëm, nuk pritet që ajo të cekë një territor negativ d.m.th. që të shkojë në recesion. Euro aktualisht është e barazvlefshme me dollarin e SHBA-së, monedha e përbashkët europiane ka një performancë të fuqishme kundrejt paundit britanik dhe jenit japonez, theksojnë zyrtarët e BE-së.

Si rrjedhojë pritet që konsumi të mbetet i qëndrueshëm nëqoftëse ekonomitë shtëpiake do të përdorin kursimet e tyre për një kohë të shkurtër. “Një stuhi është e mundshme, por nuk kemi arritur në këtë pikë,” shtoi Gentiloni./DW

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy shqiptarë kapen me 128 kg kanabis në Greqi

Story i radhës

E papritur/ Tre feferona faturohen për 1.50 euro në një lokal në Shtime

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë