BDI: Vegël e Kryeministrit apo ministër i Qytetarëve – Limani?

December 26, 2024
1 minut lexim

BDI përmes një kumtese sërish ka akuzuar ministrin Fatmir Mexhiti duke e quajtur vegël e kryeministrit.

“Ministri i Politikës Sociale Fatmir Limani ka treguar dje se nuk ka asnjë prioritet tjetër përveç se të zbatojë urdhrat e kryeministrit.

Reagimi i tij turpërues, që vendosi të hapë çerdhen vetëm pas një kritike publike të Kryeministrit, është një dëshmi e qartë se ai nuk është as ministër i fëmijëve dhe qytetarëve, por thjesht një vegël politike që nuk vepron për interesat e popullit, por për të plotësuar kërkesat e pronarit të tij.

Kjo sjellje nuk është vetëm një problem personal i ministrit, por një problem edhe i partisë që e ka emëruar atë.

Ky ministër, a është i Besës, apo është vetëm një instrument i kryeministrit, dhe jo i interesave të qytetarëve dhe fëmijëve.

BESA, e cila pretendon të përfaqësojë interesat e qytetarëve, duhet të marrë përgjegjësinë për këtë situatë.

A do të vazhdojnë të mbështesin një ministër që është vetëm një vegël e pushtetit të kryeministrit, apo do të shprehin qëndrim për këtë abuzim të autoritetit dhe mungesën e përkushtimit ndaj qytetarëve?” / thuhet në kumtes.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Si pëllumb, tu bëfsha kurban”, Pirro Çako dhe Parashqevi Simaku flasin pas 36 vitesh

Story i radhës

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë dhe në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë