ndalese per qarkullim te automjeteve te renda transportuese ne qafen malore gjavate dhe ne rrugen tetove kodra e diellit 676d1600d9475

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë dhe në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

December 26, 2024
1 minut lexim

Shkup, 26 dhjetor – Prej sot në orën 7:00 vendoset ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë, njoftoi LAMM.

Nga aty përkujtojnë se ende është aktive ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit.

Prej orës 6:00 në aksin rrugor Gostivar – Mavrovë – Dibër dhe anasjelltas hiqet ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bdi vegel e kryeministrit apo minister i qytetareve limani 676d158909263
Story i mëparshëm

BDI: Vegël e Kryeministrit apo ministër i Qytetarëve – Limani?

festat e fundvitit kthejne emigrantet fluks ne piken kufitare te kapshtices 676d1aecf36c9
Story i radhës

Festat e fundvitit kthejnë emigrantët, fluks në Pikën Kufitare të Kapshticës

Të fundit nga

Ai do të japë dëshmi?

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dha një mbrojtje të pasionuar për veten dhe sulmoi kundërshtarët e tij të martën, por të hënën e ardhshme ai do të dalë në gjykatë. Ai do
ShkoLartë