bdi njohja e statusit te kishes ortodokse maqedonase arqipeshkvise se ohrit perforcon stabilitetin e rajonit dhe afirmon tolerancen nderfetare 627bb1333f706

BDI: Njohja e statusit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit përforcon stabilitetin e rajonit dhe afirmon tolerancën ndërfetare

May 11, 2022
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet vendimin e Patriarkanës Ekumenike të Stambollit për njohjen e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit në bashkimin kanonik dhe liturgjik.

Me këtë rast shprehim urimet e sinqerta deri te të gjithë besimtarët ortodoksë të vendit për këtë vendim të shumëpritur që u jep statusin e barabartë të predikimit fetar me të gjithë besimtarët ortodoksë në botë.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ardhmërinë e vendit që po shkon drejt zgjidhjes edhe një kontest shumëvjeçar. Ky vendim përforcon themelet e stabilitetit të rajonit dhe afirmon vlerat e respektit dhe tolerancës ndërfetare.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se tashmë është hapur horizonti i pajtimit mes popujve dhe në këtë rrugë që ka për synim ardhmërinë e përbashkët europiane të të gjithë rajonit duhet të vazhdohet me ndërmarrje të vendimeve të guximshme dhe të mbizotërojë racionaliteti mbi mosmarrëveshjet e dëmshme izoluese.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

BDI
Story i mëparshëm

BDI: Njohja e statusit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit përforcon stabilitetin e rajonit dhe afirmon tolerancën ndërfetare

sashk u dhe mash i ne takim te ri per bisedime te premten 627bb220ed0d4
Story i radhës

SASHK-u dhe MASH-i në takim të ri për bisedime të premten

Të fundit nga

Moti për sot: Me diell e vranësira

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën veriore. Era do të fryjë nga
ShkoLartë