BDI Kumanovë: Synimi jonë për nxënësit e shkollës së mesme ‘Sami Frashëri’ dhe ‘Nace Bugjoni’ po bëhet realitet

min lexim

Këshilltarët e BDI-së në kuvendin e komunal të Kumanovës: Ridvan Dervishi, Arta Mehmeti-Ademi, Mendu Asani dhe Fitor Jakupi, e kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë për miratimin e propozimit të MASh për ndërtimin e objektit të ri me kushte moderne për procesin mësimor për gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, përcjell Open-TV.

Në një postim në facebook kanë deklaruar se synimi i tyre për objekt të pavarur me standarte evropiane për nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” dhe “Nace Bugjoni” po bëhet realitet.

Postimi i plotë:

Synimi jonë për objekt të pavarur me standarte evropiane për nxënësit e shkollës së mesme Sami Frashëri dhe Nace Bugjoni po bëhet realitet.
Me iniciativën e këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ministrit Jeton Shaqirit, i cili drejton Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Qeveria vendosi sot të nisë aktivitetet për ndërtimin e objektit krejtësisht të ri për shkollat e mesme “Sami Frashërin dhe Nace Bugjoni”.
Nxënësit me vite të tëra ndjekin mësime të përshtatura në hapësirën e objekteve të KBI Kumanovë, të cilat nuk i plotësojnë standardet për realizimin e aktiviteteve arsimore në arsimin e mesëm, ndërsa objekti nuk i ka plotësuar kushtet.Vendimi i qeverisë parasheh mjete në shumë prej 48 milionë denarë në buxhetin e MASH-it për vitin 2022 dhe 70 milionë denarë shtesë në vitin pasues. Objekti do të ndërtohet në tokën në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me vendndodhje në oborrin e ish-kazermës së Kumanovës.
Urime të gjithve.
Vazhdojm përpara

Story i mëparshëm

A do ti rezistojnë kohës Galaxy Z Flip 4 dhe Fold 4?

Story i radhës

Komunat e Strugës dhe Ohrit do të ndërmarrin aktivitete për kursimin e energjisë elektrike

Të fundit nga