Bayerni po bën gati kontratën për Kane, zbulohen detajet

July 23, 2023
1 minut lexim

Te Bayern Munichi janë optimistë se do të nënshkruajnë me Harry Kane këtë verë.

“Bavarezët” raportohet se po përgatitin një kontratë pesë-vjeçare për sulmuesin anglez, e cila thuhet se është mjaft fitimprurëse.

Kane ia ka bërë të qartë Bayernit se është i gatshëm për t’i bashkuar.

Ai nuk do të rinovojë kontratën me Tottenham Hotspur.

Kontrata e tij skadon verën e ardhshme, andaj klubi londinez mund të detyrohet ta shesë tani, për të mos e humbur falas vitin tjetër.

Sipas “SportBild”, 29-vjeçarit do t’i ofrohet një kontratë katër deri në pesë vjet dhe automatikisht do të bëhet një nga fituesit më të mëdhenj.

Kampionët gjermanë thuhet se janë të gatshëm t’i ofrojnë kapitenit të Anglisë pagë prej mbi 20 milionë eurosh në vit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Perez u përgjigjet gazetarëve me klas!

Story i radhës

Shteret Ibri, Komuna e Mitrovicës e “Ibër Lepenci” akuzojnë njëra-tjetrën

Të fundit nga

ShkoLartë